|
U promovua programi drejtshkrimor i shqipes AS 2.0
Prishtinė, 26 mars 2005 - Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim, sot nė Prishtinė, bėri promovimin e Programit kompjuterik pėr drejtshkrim AS 2.0 dhe faqes sė internetit www.gjuha-shqipe.com
"Pas gjashtė vjetėsh pune tė zellshme dhe sfidash tė ndryshme, qė ndonjėherė dukeshin tė pakapėrcyeshme, sjellim para jush programin AS 2.0, pjesė e projektit Gjuha shqipe dhe kompjuteri tė gatshėm pėr instalim masiv qė ėshtė realizuar nga Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim. Realizime tė tilla janė tė rralla nė histori, madje edhe nė kombet mė tė zhvilluara dhe, pėr kėtė arsye, me kėnaqėsi tė madhe ju njoftojmė se, qė sot, mė 26 mars 2005, falė licencės ekskluzive qė Qeveria e Kosovės ka blerė nga QEP-i, ēdo banor i Kosovės, brenda dhe jashtė vendit, mund ta shkarkojė falas kėtė program, i cili e radhit gjuhėn shqipe mes 50 gjuhėve tė botės, aktualisht tė kompjuterizuara", tha nė fjalėn pėrshėndetėse drejtori i QEP-it Lulėzim Shishani.
Programi AS 2.0, me anė tė tė cilit korrigjohen nė kompjuter mbi 1 milion fjalė e trajta fjalėsh, ėshtė realizuar nė bashkėpunim me ekipe ekspertėsh, mbikėqyrėsish, partnerėsh, si dhe nėpėrmjet pėrkrahjes morale tė institucioneve tona, duke qenė identik me softuerėt pėr gjuhė tė tjera nė kuadėr tė Microsoft-it dhe nė pajtim me programin operativ tė Microsoft Windows, Microsoft Office dhe Microsoft XP.
"Ky program ėshtė njė pjesė e projektit Gjuha shqipe dhe kompjuteri, projekt me synime edhe mė tė mėdha. Nė kuptimin e plotė tė fjalės, ky projekt, i mbėshtetur nga gjuhėtarėt mė tė shquar shqiptarė, shėnon njė epokė tė re pėr gjuhėn shqipe, konstatim ky i bazuar nė pėrvojat qė kanė pasur gjuhėt e kombeve tė zhvilluara", theksoi z. Shishani.
Shfrytėzuesit nuk i duhet trajnim i veēantė pėr pėrdorimin e kėtij programi, mjaftojnė pesė minuta pėr pėrvetėsimin e tij.
QEP-i ėshtė partner i organizatave shumė tė njohura botėrore dhe vendore si Amebis, Microsoft, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Alba-Soft etj.
Programi drejtshkrimor AS 2.0 mund tė shkarkohet nė faqen www.gjuha-shqipe.com
ECIKS
|