|
Vazhdojnė problemet pėr operatorin e dytė tė telefonisė
UNMIK-u e quan tė pavlefshėm vendimin e Gjykatės sė Prishtinės, tė marrė disa ditė mė parė, qė njeh si fitues tė tenderit tė dytė tė telefonisė mobile nė Kosovė konsorciumin Mobitel-Mobikos
Prishtinė - Problemi i licencimit tė operatorit tė dytė tė telefonisė mobile nė Kosovė nuk duket se ka tė mbaruar. Administrata ndėrkombėtare nė Kosovė e ka quajtur tė pavlefshėm vendimin e Gjykatės sė Prishtinės, e cila ditė mė para i njohu si tė rregullt fitoren pėr licencėn e dytė tė operatorit mobil konsorciumit slloveno-kosovar, Mobitel-Mobikos.
Neraj Singh, zėdhėnės i UNMIK-ut, tha se vendimi i Gjykatės sė Prishtinės ėshtė i pavlefshėm dhe pa baza ligjore pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile Mobitel-Mobikos.
"PSSP-ja me njė vendim ekzekutiv e ka anuluar procesin e tenderit pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile nė vend qė ėshtė bėrė nga Autoriteti Regulativ i Telekomunikacionit. Ky vendim ėshtė marrė pas njė procesi tė gjatė tė njė dialogu me anėtarėt pėrkatės tė qeverisė sė Kosovės dhe me kryesuesin e ART-sė", tha Singh.
Sipas Singh, veprimi pėr tė anuluar kėtė proces ka qenė i domosdoshėm dhe ėshtė nė favor tė Kosovės dhe tė zhvillimit tė saj ekonomik, sidomos duke u nisur nga fakti pėr tė tėrhequr investitorėt e huaj nė Kosovė. Ai bėri tė ditur se Autoriteti Regullativ i Telekomunikacionit ka nėnshkruar kontratėn me Mobitel-Mobikos, pa njoftuar UNMIK-un dhe Qeverinė e Kosovės.
Ndėrkohė qė Gjykata e Prishtinės e ka marrė kėtė vendim disa ditė mė parė se operatorit tė dytė, tė zgjedhur mė herėt nga ART-ja, t'i jepej licenca pėr operim, sepse procedurat e tenderimit kanė qenė nė rregull. Qeveria e Kosovės ndėrkaq ka parashikuar si tė ardhura tė sigurta 6.5 milionė euro nga licenca e dytė e telefonisė mobile. Nė tetor tė vitit 2004, pak orė pasi ART nėnshkroi kontratėn me Mobitel-Mobikos, Petersen, e anuloi kėtė vendim sė bashku me tėrė procesin e tenderimit.
ECIKS / Biznesi
|