|
OCTA greke i humb Kosovės 25 milionė euro
Prishtinė, 24 mars 2005 - Rafineria Octa me seli nė Shkup i shet Kosovės naftė, qė nuk i dihet kualiteti, me vetėm 1 pėr qind taksė doganore, marrėveshje qė ka hyrė nė fuqi nė kohėn e mungesės sė qeverisė sė Kosovės, pas zgjedhjeve. Nga kjo marrėveshje OCTA pėrfiton dhe paguan doganė vetėm 1 pėr qind nga 10 sa duhej tė paguante
Shumica e naftės qė shitet nė Kosovė ėshtė e prodhuar nė rafinerinė Octa me seli nė Shkup tė Maqedonisė. Kjo rafineri i shkakton humbje vjetore buxhetit tė Kosovės nė vlerėn prej tė paktėn 25 milionė euro, duke i shitur Kosovės mė shumė se gjysmėn e naftės qė prodhon (400 mijė tonė) me vetėm 1 pėr qind taksė doganore. OCTA si rafineri nė pronėsi tė qeverisė sė Greqisė dhe Maqedonisė ėshtė duke bėrė kėrdi nė tregun e Kosovės me produkte enkas pėr kėtė treg, pa u ditur cilėsia, me ēmim dukshėm mė tė lartė se ai nė bursė.
Nėse ēmimi i njė toni naftė tė Burgasit kushton nė bursė 194 dollarė, dhe transporti 40 dollarė, del se toni i naftės realisht ėshtė 234 dollarė. OCTA e autorizuar prej qeverive tė Greqisė e tė Maqedonisė e shet tonin e naftės nė Kosovė 300 dollarė. Kur kėsaj i shtohet edhe transporti prej 25 dollarėsh del se nafta e OCTA -s kushton 325 dollarė pėr ton, apo 100 dollarė mė tepėr se sa ėshtė nė bursė, tha Safet Gėrxhaliu, shef i departamentit pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare nė Odėn Ekonomike tė Kosovės (OEK).
Sipas Gėrxhaliut edhe cilėsia e naftės lė shumė pėr tė dėshiruar. Por ai ka qenė i rezervuar nga deklaratat e tjera pėr cilėsinė ngase nuk bėhet matja e kualitetit tė naftės dhe derivateve tė saj.
Nuk mund tė flitet pėr kualitet nė kohėn kur nuk ka licencė. Janė 1170 stacione benzine nė gjithė Kosovėn. Askush nuk e di ēfarė nafte apo derivate tė saj shesin.
Kosova konsumon 1200 tonė nė ditė, dhe 100 pėr qind e kėsaj vjen nga importi. Gati 90 pėr qind e saj ėshtė prodhim qė e mban shenjėn prodhuese tė OCTA -s.
Fakte:
Konsumi ditor i naftės nė Kosovė: 1200 tonė
Numri i stacioneve tė benzinės: 1170
Ēmimi pėr njė ton naftė tė Burgasit nė bursė: 194 euro
Ēmimi pėr njė ton naftė tė OCTA -s qė shet nė Kosovė: 300 euro
Rritja e premisė sė OCTA -s pėr Kosovė: 52 pėr qind
Taksa doganore pėr naftė: 10 pėr qind
Taksa doganore pėr naftėn e OCTA -s: 1 pėr qind
Kualiteti i naftės: Nuk ka asnjė tė dhėnė
Pėrfitimi i konsumatorėve nga ulja e taksave: 0. 00 euro
Humbjet e buxhetit tė Kosovės: 14- 25 milionė euro nė vit
ECIKS / Biznesi
|