|
Rritja e tė hyrave buxhetore varet nga niveli i zhvillimit ekonomik
Prishtinė, 24 mars 2005 - Treguesit makroekonomik sugjerojnė domosdoshmėrinė e vazhdimit tė reformave nė domenin e nxitjes sė prodhimit vendor, liberalizimit tė mėtejmė tė ekonomisė dhe integrimit rajonal. Me kėtė do tė sigurohet vazhdimi i ndėrtimit tė sistemit ekonomik nė pėrgjithėsi, u tha nė njė konferencė tė organizuar nga Ministria e Ekonomisė e Financave.
Udhėheqėsi i Departamentit Makroekonomik tė Ministrisė sė Financave, Naim Blakqori, theksoi se edhe pėrkundėr progresit evident nė implementim e reformave, ka ende probleme. Brengosėse pėr Departamentin ėshtė struktura e pavolitshme afatizuese e depozitėve e cila nuk siguron investime afatgjate pėr sektorin prodhimit, niveli ende i lartė i kursimeve qė mbahen jashtė vendit si dhe niveli shumė i lartė i kamatave nė kredi. Ndryshe, tė hyrat buxhetore nė vitin 2004 kanė arritur nivel tė stabilizimit dhe rritja e tyre do tė varet nga niveli i rritjes ekonomike tė vendit, u tha vec tjerash nė kėtė konferencė.
ECIKS / RTK
|