|
Samsung shtyn privatizimin e Ferronikelit
Pėrcaktimi i ēmimit tė energjisė elektrike dhe ēėshtja e pronėsisė sė tokės pėrreth janė bėrė pengesė pėr procesin e privatizimit tė kompleksit industrial Ferronikel nė Kosovė
Prishtinė, 16 mars 2005 - Ėshtė shtyrė pėrsėri privatizmi i Ferronikelit, kompleksit tė dytė industrial mė tė madh nė Kosovė, pas atij tė Trepēės, pėr shkak tė moszgjidhjes sė problemit pėr ēmimin e energjisė elektrike.
Shtyrja e privatizimit tė tij, siē ėshtė mėsuar jozyrtarisht, ėshtė bėrė pas kėrkesės sė kompanisė sė njohur Samsung, ndėrkohė qė Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) pėrmes njė komunikate pėr shtyp ka deklaruar se kėtė vendim e ka marrė me qėllim qė tu sigurojė mė shumė kohė investitorėve potencialė nė lidhje me ēmimin dhe furnizimin me energji elektrike pėr Ferronikelin. Janė disa ēėshtje tė pazgjidhura pėr privatizimin e Ferronikelit, deklaroi drejtori i Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, Jasper Dick, pasi, sipas nesh, nuk janė plotėsuar tė gjitha kushtet pėr ta shitur kėtė ndėrmarrje me pronėsi shtetėrore. Dick ka pėrmendur dy probleme kyēe si pengesa pėr privatizimin e Ferronikelit. Problemi kryesor ėshtė furnizimi me energji elektrike, pėr tė cilin ende nuk ėshtė gjetur njė kompromis rreth ēmimit tė energjisė qė i nevojitet Ferronikelit. Kurse problemi i dytė lidhet me pronėsinė e saj.
Sipas AKM-sė, dita e dorėzimit tė ofertės sė parė ėshtė shtyrė pėr nė 27 prill, kurse oferta e dytė, e cila ishte caktuar pėr nė 13 prill, ėshtė shtyrė pėr nė 11 maj. Nė tender marrin pjesė katėr kompani qė janė Samsung, Nikomed, Alferon dhe Adi-Nikel. Korporata Elektoenergjetike e Kosovės ka ofruar ēmimin prej 40 euro pėr 1 megavat nė orė (Mwh) energji ndėrsa ofruesit e mundshėm kanė qenė gati tė paguajnė vetėm 25 euro pėr megavat. Ndėrsa pėr sa i pėrket pronėsisė sė kėtij kompleksi pengesė janė bėrė disa persona qė pretendojnė se e kanė pronė tė tyre hapėsirėn rreth Ferronikelit, e cila ėshtė nxjerrė nė shitje nga AKM-ja. Kadastra, nga ana e saj deklaron se ende nuk ka vėrtetuar pronėsinė e kėsaj toke.
ECIKS / Biznesi
|