|
Haradinaj mbėrrin nė Hagė
Prishtinė, 10 mars 2005 - Kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, ka dhėnė dorėheqjen pasi Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime tė Luftės nė Hagė ka ngritur padi kundėr tij. Nė njė deklaratė dorheqjeje drejtuar popullit kosovar, ish-kryeministri i Kosovės, u kėrkoi bashkėqytetarėve tė pranojnė realitetin, nė njė thirrje tė publikuar nė shtyp dje nė Prishtinė. "Ju kėrkoj tė pranoni njė fakt qė ėshtė thuajse i papranueshėm, por bėjeni pėr vendin tuaj dhe kombin", shkruhej nė thirrjen e Haradinajt. "Qytetarė tė Kosovės, mė thirrėn nė Gjykatėn e Hagės. Dėshiroj t'ju them se jam i pafajshėm pėr ēdo krim qė mė akuzojnė", shtoi Haradinaj, duke pohuar se aktivitetet e tij gjatė konfliktit nė Kosovė nė vitet 1998-1999 ishin nė pėrputhje me rregullat ndėrkombėtare. "Kjo do tė thotė se do tė bashkėpunoj me drejtėsinė ndėrkombėtare. Duhet ta pranoj kėtė vendim nė interes tė vendit dhe pėr tė gjithė ju", bėri tė ditur ai. "Komuniteti ndėrkombėtar ka bėrė njė gabim tė madh, duke krijuar njė gjykatė tė tillė, e cila trajton nė tė njėjtėn mėnyrė luftėtarėt e lirisė dhe agresorėt", vlerėsoi Haradinaj. "Gjithēka qė ėshtė pėrgatitur kundėr meje ėshtė pasojė e asaj qė ėshtė shpikur nė Beograd dhe nga aferat qė kanė bėrė disa persona me Beogradin pėr tė siguruar transferimin nė Hagė tė kriminelėve serbė", shtoi Haradinaj.
Haradinaj, ish-komandant nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės gjatė luftės midis shumicės shqiptare dhe forcave serbe nė vitet 1998 dhe 1999, u mor nė pyetje nga prokurorėt e Gjykatės sė Hagės nė nėntor. Ai i ka hedhur poshtė akuzat serbe se ushtarėt e tij kanė kryer krime kundėr civilėve serbė, por ka thėnė se do tė shkonte nė Hagė pėr t'u pėrgjigjur pėr akuzat. Haradinaj, kryetar i partisė sė tretė mė tė madhe nė Kosovė, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, u bė kryeministėr i Kosovės pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tetorin e kaluar.
BE-ja dhe NATO pėrshėndesin vendimin e Haradinaj
Zyrtarė tė Bashkimit Europian pėrgėzuan dje vendimin e kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj pėr dorėheqjen dhe bashkėpunimin me Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare (TPI) dhe u bėnė thirrje kosovarėve pėr qetėsi. "Ky ishte njė vendim i guximshėm dhe i pjekur", vlerėsoi nė njė komunikatė komisioneri europian pėr Zgjerimin, Olli Rehn. "Nxis popullin e Kosovės tė dėgjojė thirrjen e Haradinajt pėr qetėsi", shtoi ai, duke theksuar se "nuk do tė tolerohet asnjė akt dhune dhe se kėto tė fundit do tė jenė kundėr interesave tė popullit kosovar". Nga ana e tij, pėrfaqėsuesi i lartė pėr Politikėn e Jashtme tė BE-sė, Havier Solana, pėrshėndeti vendimin e Haradinaj pėr tė bashkėpunuar me TPI-nė. "Njė bashkėpunim i plotė me TPI-nė ėshtė njė detyrim pėr te gjithė", theksoi ai.
Ndėrkohė qė, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, shprehu besimin se Ramush Haradinaj do tė pėrmbushė detyrimet dhe do tė bashkėpunojė plotėsisht me Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi nė njė koment qė bėri pas ngritjes sė padisė kundėr kryeministrit kosovar. Duke pėrmendur sesa e rėndėsishme ėshtė pėr Kosovėn nė kėtė moment respektimi i standardeve tė vendosura nga komuniteti ndėrkombėtar, sekretari i NATO-s saktėsoi se bashkėpunimi me Gjykatėn e Hagės ėshtė njė standard i tillė dhe, pėr kėtė arsye, njė pėrēapje e pėrgjegjshme e Haradinajt dhe popullit kosovar do tė jetė njė sinjal pozitiv.
Biznesi
|