|
Pėr njė vit pėrfundon procesi i privatizimit nė Kosovė
Megjithėse privatizimi nė Kosovė ka filluar qė prej dy vjetėsh dhe janė privatizuar vetėm rreth 20 ndėrrmarrje, nga 500 sa pritet tė privatizohen, shefi i ri i Ekonomisė sė Kosovės, Johackim shpreson tė pėrfundojė privatizimin brenda kėtij viti
Prishtinė, 10 mars 2005 - Shefi i ri i Ekonomisė sė Kosovės, gjermani Johackim Ruecker ka deklaruar se brenda njė viti do tė pėrfundojė procesin e privatizimit tė ndėrrmarrjeve shoqėrore, deklaratė qė ėshtė vlerėsuar si e guximshme.
Pėr dy vjet, qė kur ka filluar procesi i privatizimit nė Kosovė, janė privatizuar vetėm rreth 20 ndėrrmarrje, nga 500 tė tilla qė janė pronė shtetėrore. Mendojmė qė procesi i privatizimit tė kryhet brenda njė viti, tha Ruecker, pas takimit qė pati tė mėrkurėn nė Prishtinė me kryetarin e Odės Ekonomike tė Kosovės, Ismail Kastratin.
Privatizimi i ndėrmarrjeve nė Kosovė vazhdimisht ėshtė bllokuar nga ndėrhyrjet e Serbisė dhe ish-shefit tė mėparshėm tė Ekonomisė sė Kosovės, Nikolas Lambsdorf. Shefi i Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Johackim Ruecker, gjithashtu pohoi se mandati i AKM-sė duhet tė zgjatet nė mėnyrė qė tė pėrfundojė privatizimi i ndėrmarrjeve shtetėrore. Ky mandat pėrfundon nė qershor tė kėtij viti.
Opinioni im personal ėshtė se AKM-ja duhet tė kryejė punėn e vet tė privatizimit. Kjo nė realitet do tė thotė se ne do tė vazhdojmė mandatin e AKM-sė. Natyrisht qė kėtė do ta diskutoj edhe me pėrfaqėsues tė institucioneve vendore dhe me anėtarė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, pohoi Ruecker. Por ky institucion ka disa muaj qė nuk funksionon dhe bordi i tij i pėrbėrė nga tre antarė tė qeverisė sė Kosovės dhe tre ndėrkombėtarė, ka kohė qė nuk ėshtė mbledhur, por sipas Rucker, pritet qė kėtė muaj tė zhvillohet njė takim.
Pas takimit, kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Ismail Kastrati deklaroi: Ruecker premtoi se do tė punohet me njė dinamikė mė tė madhe qė shumica e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme tė privatizohen brenda vitit. Gjithashtu edhe korporatizimi i ndėrmarrjeve publike do tė pėrshpejtohet dhe do tė pėrcaktohet mėnyra e organizimit dhe menaxhimit tė pronės. Nė takim ėshtė diskutuar edhe pėr ēėshtjen e politikės fiskale dhe pėr kėrkesėn qė lėnda e parė pėr investime kapitale tė ēlirohet nga taksat doganore.
Biznesi
|