Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

AKM: Procesi i korporatizimit ėshtė shumė i nevojshėm


Prishtinė, 7 mars 2005 - "Procesi i korporatizimit ėshtė shumė i nevojshėm, pasi ndėrmarrjet publike nė Kosovė dhe ish-ndėrmarrjet e tjera, kanė status dhe formė e cila ėshtė e pasqaruar dhe e panjohur pėr investitorėt, bankat, furnizuesit, konsulentėt dhe kontabilistėt". Kėshtu thanė zyrtarė tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit gjatė njė takimi tė sotėm me gazetarė qė u mbajt njė Prishtinė. Nė takimin me temėn "Korporatizimi i Ndėrmarrjeve Publike nė Kosovė", mes tjerash u tha se korporatizimi do tė qartėsojė statusin juridik tė tė gjitha Ndėrmarrjeve Publike.

Korporatizimi nėnkupton krijimin e njė kompanie ose subjekti tė ri juridik. Kjo do tė thotė qė do tė krijohet njė kornizė juridike nė tė cilin do tė barten tė gjitha asetet dhe detyrimet ekzistuese. Pėr kėtė qėllim procesi i quajtur "korporatizim" nė praktikė bartė nė vete mė shumė veprime sesa krijimi i subjekteve tė reja juridike.

"Aty pėrfshihet edhe vlerėsimi i tė gjitha aseteve, detyrimeve ekzistuese, veprimeve si dhe kontratave dhe shėnimeve kadastrale” tha Ilir Salihu zyrtar nė departamentin e ndėrmarrjeve publike nė AKM. Sipas tij, ndėrmarrjet publike qė administrohen nga AKM-ja dhe qė janė nė proces tė korporatizimit janė:

- Aeroporti i Prishtinės,
- Ndėrmarrjet pėr ngrohje qendrore nė Gjakovė dhe Prishtinė,
- KEK-u,
- PTK-ja,
- Hekurudhat e UNMIK-ut,
- ndėrmarrjet Rajonale pėr Ujė,
- Ndėrmarrjet rajonale pėr Hedhurina dhe
- Ndėrmarrjet rajonale pėr Ujitje.

Ky veprim i ndėrmarrė nga AKM-ja ka si qėllim qė tė mundėsohet dokumentimi, evidencimi dhe regjistrimi i drejtė dhe i pėrpiktė qė asetet dhe kontratat tė identifikohen dhe tė barten tek subjektet e reja qė tė bėhet azhurimi dhe regjistrimi i shėnimeve kadastrale me emėrtimet pėrkatėse dhe qė nė pėrgjithėsi tė bėhet racionalizimi dhe regjistrimi i subjektit.

Aeroporti dhe Postė-Telekomi i Kosovės janė vetė financues tė projektit tė korporatizimit, ndėrsa, projektin e korporatizimit pėr KEK-un, Hekurudhat dhe ngrohjen qendrore e financon AER-i. Ndėrsa, Banka Gjermane pėr Rindertim ėshtė financues pėr Ndėrmarrjet pėr ujė, ujitje dhe Hedhurina.

Salihu theksoi se me rastin e korporatizimit tė Ndėrmarrjeve Publike, kėtyre ndėrmarrjeve nuk do t’u ndryshohet pronari. "Pronarėt e NP-ve mbesin ata qė ishin edhe mė herėt. Nė rastin e Kosovės, aksionet e NP-ve do tė shfrytėzohen nga AKM-ja sepse AKM-ja nė bazė tė rregullores sė punės ėshtė pėrgjegjėse, kujdestare pėr kėto ndėrmarrje", ka thėnė Salihu.

Derisa mbahej konferenca me gazetarė pėrpara AKM-sė mbahej njė protestė e punėtorėve tė Trasing-ut tė cilėt i kėrkonin pagat e tyre, tė cilat nuk u janė dhėnė pėr mė tepėr se 14 muaj.

ECIKS / Radio Kosova
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail