|
UNT shqyrton kėrkesėn e Kosovės pėr kodin e ri telefonik
Gjenevė, 16 shkurt 2005- Unioni Ndėrkombėtar i Telekomunikacionit (UNT), agjenci kjo e Kombeve tė Bashkuara, ka marrė njė kėrkesė zyrtare para tre javėsh nga administratori i Kombeve tė Bashkuara qė Kosova tė ketė kodin e vet telefonik. Kjo kėrkesė do diskutohet nė mbledhjen e grupit punues pėrkatės, qė ėshtė pėrgjegjės pėr dhėnien e kodeve telefonike dhe qė fillon nesėr. Ky grup punues do tė shqyrtojė kėrkesat teknike dhe ligjore qė duhet tė pėrmbushen pėr dhėnien e njė kodi tė tillė, tha pėr radion "Evropa e lirė", zėdhėnėsi i kėsaj agjencie Geri Foli.
Sipas tij Grupi punues duhet tė sigurojė se nė rastin e dhėnies sė kodit ai do tė vihet nė punė nė kohė e nuk do keqpėrdoret dhe pėr kėtė janė protokollet pėrkatėse pėr ndėrkomunikimin. Zyra e Standardizimit brenda Unionit Ndėrkomėbėtar tė Telekomunikacionit e merr vendimin pėrfundimtar.
Duke shpjeguar kėrkesat kryesore qė Kosova duhet t'i plotėsojė pėr tė marrė kodin, zėdhėnėsi tha se ato janė ligjore dhe teknike. "Sė pari duhet tė ketė pėrfaqėsim legjitim tė njohur, dhe nė kėtė rast pėrfaqėsuesi ėshtė administrimi i Kombeve tė Bashkuara. Kėta tė fundit, pėr njė mori arsyesh, kanė vlerėsuar se ka ardhur koha qė Kosova tė ketė kodin e vet telefonik dhe tė nisin procedurat. Vazhdimi i procesit do tregojė mė shumė lidhur me ēėshtje tė tilla si sistemi i ndėrvlerėsimit dhe se Unioni duhet tė sigurojė qė nė momentin qė jepet ky kod ai do tė funksionojė dhe do respektohet nga shtetet anėtare", tha Fouli.
Ai shtoi se thuajse shumica e vendeve qė kanė kodin janė vende tė njohura ndėrkombėtarisht.
ECIKS / QIK
|