|
Kosovė: shenja pozitive pėr zhvillimin ekonomik nė 2005
Prishtinė, 27 dhjetor 2004 - Hulumtimet e Odės Ekonomike tė Kosovės tregojnė se janė paraqitur disa parakushte, tė cilat janė shpresėdhėnėse se vitin e ardhshėm vendi do tė ketė njė lėvizje pozitive nė aspektin e zhvillimit ekonomik. Paralajmėrimi i kalimit tė kompetencave te vendorėt, nė lėmin e politikės fiskale, sistemit bankar, si dhe nėnshkrimi i Ligjit pėr Regjistrimin e Popullsisė, janė shenja premtuese se do tė ketė lėvizje pozitive nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės, tha Ismail Kastrati, kryetar i OEK-ut. Ai i bėri kėto komente gjatė nje debati tė organizuar nga Oda Ekonomike, nė tė cilin ėshtė diskutuar pėr aspektet e zhvillimit ekonomik tė vendit.
Kastrati tha se Kosova pėrballet me shumė instuticione vendimmarrėses si UNMIK-u dhe instuticionet e tjera vendore, qė sipas tij, ky ėshtė shkaku pse mungon profesionalizimi dhe pėrgjegjėsia pėr vendimet e marra.
Sipas tij, nė tregun kosovar nuk janė krijuar kushtet pėr zhvillim tė konkurrencės, duke e vėnė biznesin kosovar nė pozitė tė pabarabartė me konkurrencėn e vendeve tė rajonit.
Sikurse nė ēdo vend tjetėr nė tranzicion, edhe nė Kosovė nė kėtė fazė tė zhvillimit kemi shumė ekonomi informale, tė cilat e konkurrojnė biznesin legal nė mėnyrė tė egėr dhe jolojale, tha Kastrati.
Afaristėt e pranishėm shprehėn shqetėsimet e tyre pėr ambientin kosovar, tė papėrshtatshėm pėr tė zhvilluar biznes tė suksesshėm.
Nė takimin e OEK-ut dolėn edhe disa konkluzione, si ajo qė privatizimi qė tė mos jetė e drejtė e rezervuar e UNMIK-ut, OEK-u si pėrfaqėsuese e punėdhėnėsve tė jetė i pėrfaqėsuar nė Bordin e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, Fondi Monetar Ndėrkombėtar tė hapė mundėsi pėr lejimin e kredive pėr Kosovėn etj.
ECIKS / Biznesi
|