|
Rugova premton pėrkrahje pėr prodhuesit kosovarė
Prishtinė, 20 dhjetor 2004 - Gjatė njė takimi me drejtuesit e Aleancės Kosovare tė Biznesit (AKB), kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova tha se prodhuesit kosovarė do tė kenė pėrkrahjen e institucioneve vendore dhe tė qeverisė. Rugova tha se qeveria ka obligim qė tė ndihmojė prodhimet kosovare pėrmes stimulimit, kredive tė volitshme, subvencioneve dhe njėkohėsisht ti kushtohet kujdes cilėsisė sė prodhimeve vendore. Duhet tė gjejmė edhe mundėsinė qė ti eksportojmė prodhimet tona nė tregjet europiane dhe vendet e tjera, tha kryetari i Kosovės. Nė anėn tjetėr, Agim Shahini, kryetar i AKB-sė, tha se ėshtė i kėnaqur me pėrkrahjen e ofruar nga instuticionet kosovare dhe premtoi se do tė punojė edhe mė tej nė mėnyrė qė tė ketė sa mė shumė prodhime cilėsore vendore. Ne edhe mė tutje do tė vazhdojmė me aktivitete tona pėr promovimin e prodhimeve kosovare, tha Shahini. AKB-ja ishte organizatore e fushatės Java e biznesit kosovar, qė u mbajt muajin e kalur, qė synonte sensibilizimin e konsumatorėve vendorė qė tė konsumojnė produkte vendore, ndėrsa institucionet vendimmarrėse tė hartojnė ligje nė favor tė zhvillimit tė tyre. Eksportet kosovare janė nė nivele mjaft dėshpėruese. Ato zėnė vetėm 5 pėr qind tė totalit tė importeve, tė cilat arrijnė mesatarisht nė 1 miliardė euro ēdo vit.
ECIKS / Biznesi
|