|
Tryezė me temė papunėsinė
Prishtinė, 17 dhjetor 2004 - Shkalla e lartė e papunėsisė sė tė rinjve dhe joperspektiva, nxiti dhe mund tė nxisė shumė pakėnaqėsi sociale, madje edhe trazira tė ashpra.Nė kėtė kontekst, Agjencia Regjionale e Ndėrmarrjeve REA - Prishtina, sot nė Prishtinė, organizoi njė tryezė tė rrumbullakėt me pėrfaqėsus tė UNMIK-ut, tė Qeverisė sė Kosovės dhe tė shoqėrisė civile mė qėllim tė hapjės sė perspektivės sė punėsimit tė tė rinjve.
"Nė Kosovė ka mbi 300 mijė punėkėrkues tė regjistruar, prej tė cilėve 72 pėr qind janė tė grupmoshės 17 deri 39 vjeēare dhe kėshtu Kosova rradhitet nė vendet me gjendje mė tė rėndė sa i pėrket punėsimit tė tė rinjve" theksoi nė hapje tė tryezės drejtori i kėsaj agjencie Ahmet Jetullahu."Qėllimi jonė ėshtė qė tė senzibilizojmė sa mė shumė qė kemi mundėsi gjithė spektrin kosovar trekėndėshin: UNNMIK, Qeveria e Kosovės dhe Shoqėria Civile pėr njė bashkėrendim tė aktiviteteve drejt punėsimit tė rinisė dhe zhvillim ekonomik tė Kosovės. Sipas fjalėve tė Skėnder Boshtrakajt, drejtor i Deparatamentit tė Rinisė, numri i madh i tė rinjėve paraqet potencial tejet tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e njė shoqėrie, por ėshtė edhe njė bombė sociale, qė mund tė eksplodojė nė ēdo moment. Nė kėtė kuptim, nuk e influencon protesten vetėm papunėsia, por edhe shumė ēėshtje tė pazgjidhura nė Kosovė, si dhe mungesa e pėrspektivės dhe edukimit kualitativ qė nuk ia mundėson tė rinjve hyrjen nė treg dhe njė kompetencė tė fortė qė tė krijojė karrierė tė qėndrueshme. Drejtori i Divizionit tė Punėsimit tė Ministrisė punės dhe Mirėqenies Sociale, Hafiz Leka tha nė kėtė tryezė, se kjo ministri nuk ka fonde tė posaēme dhe nuk hapė vende tė punės: Ministria e Punės kryen shėrbime mbi punėsim nėpėrmjet institucioneve, prandaj zbutja e pununėsisė varet ekskluzivisht nga shkalla e zhvillimit ekonomik tė Kosovės. Sė fundi, u tha nė kėtė tryezė, shtimi i punėsimit tė tė rinjve varet shumė nga statusi pėrfundimtar i Kosovės, ngase, tė rinjėt, nė kushtet e tashme nuk kanė ēasje nė tregun ndėrkombėtar tė punės.
ECIKS / RTK
|