|
U miratua projektpropozimi i buxhetit pėr vitin 2005
Prishtinė, 10 dhjetor 2004 - Pas disa vėrejtjeve tė vogla, deputetėt e Kuvendit tė Komunės sė Prishtinės me shumicė votash miratuan projektpropozimin e buxhetit pėr vitin 2005. Shefi i grupit parlamentar tė LDK-sė, Hajrush Baraliu, propozoi qė kuvendi tė bėjė disa ndryshime nė disa pozicione. Nė pozicionin 41 qė ka tė bėjė me blerjen e veturave, grupi parlamentar i LDK-sė propozon qė ky pozicion tė zvogėlohet pėr 200 mijė euro. Dhe kėto 200 mijė grupi ynė propozon qė 100 mijė tė shkojnė nė zhvillim rural dhe 100 mijė tjera tė shkojnė nė arsim, qė ka tė bėjė me riparimin e shkollave, tha Bajraliu.
Pėrfaqėsuesi i grupit parlamentar tė AAK-sė, theksoi se projekt buxheti ėshtė i hartuar mirė, nė krahasim me vitet e mėparshme, mirėpo, sipas tij, shifrat e paraqitura do tė duhej tė shoqėroheshin me shpjegime. Ne kemi njė kėrkesė qė ėshtė dashtė qė pjesėt ku janė tė radhitura me shifra, tė kenė edhe pjesėt tekstuale tė zbėrthimit se si ka ardhur deri te ndėrtimi, sajimi i buxhetit dhe arsyeshmėria tekstuale, pėr shembull kemi 6 pėr qind zvogėlim nga grandet, tha Sheholli. Ndėrkaq pėrfaqėsuesi i grupit parlamentar tė PDK-sė, tha se ky buxhet ėshtė dashur tė detajizohet, dhe, sipas tij, duhet bėrė edhe njė analizė mė tė thellė tė kėtij projektbuxheti. Kryeshefi i ekzekutivit tė Kuvendit tė Komunės sė Prishtinės, Sami Hamiti, theksoi njerėzit qė e kanė pėrpiluar kėtė projekt, i kanė kushtuar kohė rėndėsi tė posaēme. Drejtori i financave tė Komunės, Agim Dibrani pohoi se transparenca nė pėrpilimin e projektpropozimit ka qenė nė nivel, dhe shtoi se ata qė e kanė pėrpiluar projektin i kanė dhėnė pėrparėsi; Arsimit, Shėndetėsisė dhe fushave tė tjera me rėndėsi. Ai poashtu bėri tė ditur se 78 pėr qind e buxhetit tė kėtij viti ėshtė realizuar.
ECIKS / Radio21
|