|
OEK: Kosova nė kolaps financiar
Prishtinė, 7 dhjetor 2004 - Kosovarėt nuk mund tė disponojnė 663 milionė euro pėr shkak tė pasigurisė sė bankave komerciale tė Kosovės, mosekzistimit tė legjislacionit adekuat dhe joseriozitetin e bizneseve nė afarizėm me banka dhe partnerė tė ndryshėm. Andaj, pėr shkak tė menaxhimit tė dobėt tė parave publike, Kosova gjendet nė kolaps tė vėrtetė ekonomik e financiar, u tha nė mbledhjen e sotme tė Shoqatės sė Bankave dhe tė Sigurimeve, tė Odės Ekonomike tė Kosovės.
Nga 663 milionė euro, shumė kjo e parave publike qė nuk janė nė qarkullim funksional, nė banka tė huaja tashti janė tė deponuar 263 milionė euro tė Kosovės, me kamata tejet tė ulėta; prej tyre 76 milionė euro janė tė Trustit tė Kursimeve Pensionale tė Kosovės, 40 milionė janė mjete nga privatizimi i ndėrmarrjeve shoqėrore, ndėrsa 400 milionė euro janė mjete tė zotuara tė Buxhetit tė Kosovės nė Autoritetin Bankar dhe tė Pagesave. Nėnkryetarja e Odės Ekonomike, Zineta Daci tha se Kosovės i nevojitet patjetėr njė Bankė Qėndrore. "Derisa paratė publike tė Kosovės, me kamata tejet tė ulėta, janė tė deponuara jashtė vendit, ne jemi detyruar qė, nga jashtė tė marrim kredi pėr zhvillimin e ekonomisė Kosovare, me kamata tė larta", tha drejtori i Bordit tė "Kasabankės".
Nė mbledhjen e sotme tė Shoqatės sė Bankave dhe Sigurimeve tė Odės Ekonomike tė Kosovės u shqyrtua edhe raporti i punės pėr kėtė vit dhe u aprovua planprogrami i punės pėr vitin 2005.
ECIKS / RTK
|