|
UNDP: Vazhdon rėnia e ekonomisė kosovare
Raporti thekson se edhe nė tremujorin e dytė tė vitit 2004 kryesisht vazhdon trendi i mėparshėm i rėnies sė zhvillimit ekonomik si dhe ngathtėsia nė shpenzimin e buxhetit tė alokuar
Prishtinė, 3 dhjetor 2004 - Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim, nė raportin e fundit, tė shtatin me radhė "Paralajmėrimi i hershėm", nė pjesėn ku flitet pėr ekonominė e Kosovės thotė se ekonomia e saj ka shėnuar rėnie gjatė kėtij viti. Raporti thekson se edhe nė tremujorin e dytė tė vitit 2004 kryesisht vazhdon trendi i mėparshėm i rėnies sė zhvillimit ekonomik, si edhe ngathtėsia nė shpenzimin e buxhetit tė alokuar. Pakėsimi i ndihmave nga jashtė, deficiti i lartė tregtar, papunėsia e lartė, pengesat nė privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore kanė qenė ndėr faktorėt qė kanė ndikuar nė rėnien e ekonomisė kosovare. Nė kėto rrethana vėshtirė tė pritet se do tė realizohen projeksionet makroekonomike mbi rritjen e BPV-sė prej 4 pėr qind.
Nė bazė tė gjendjes sė pėrgjithshme tė treguar gjatė kėtij tremujori, deri nė fund tė vitit lėvizjet makroekonomike do tė zhvillohen nėn ndikimin e shpėrpjesėtimeve ndėrmjet GDP-sė dhe konsumit; rėnies e infuzionit financiar (donacionet dhe remitancat) me konsekuencat nė rritje ekonomike etj. Raporti thotė se edhe investimet kanė rėnė nga 2002 nė 2004. Kjo sidomos ka tė bėjė me zvogėlimin e investimeve nga donacionet, ku nga 159 milionė euro nė 2002 nė vetėm 74 milionė euro nė 2004, ndėrsa investimet private ende pėrbėjnė rreth 50 % tė totalit.
Faktorėt qė kanė ndikuar nė rėnien ekonomike:
- rėnia e ndihmės ndėrkombėtare,
- deficiti i lartė tregtar dhe vartėsia e madhe nga ndihmat ndėrkombėtare,
- vonesat nė privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore dhe nė ristrukturimin e ndėrmarrjeve publike,
- ambienti social i paqėndrueshėm dhe papunėsia,
- pėrmirėsimi shumė i ngadalshėm i mjedisit pėr investime.
ECIKS / Biznesi
|