|
Kosova nė janar reformon sistemin tatimor
Prishtinė, 30 nėntor 2004 - Administrata Tatimore e Kosovės ėshtė duke i bėrė tė gjitha pėrgatitjet qė nga njė janari i vitit tė ardhshėm tė aplikohen dy ligje tė reja mbi tatimet: Ligji mbi tė Ardhurat Personale dhe Ligji mbi tė Ardhurat e Korporatės.
Drejtori i kėsaj administrate, Mustafė Hasani, thotė se Ligji mbi tė Ardhurat Personale do tė jetė gjithpėrfshirės:
"Deri tash janė tatimuar vetėm tė hyrat nga pagat, ndėrsa me ligjin e ri nuk do tė jenė tė tatueshme tė gjitha tė hyrat qė krijohen nga individėt. Pėr shembull do tė aplikohet tatimi mbi intersat, tatimi i fitimit nga lojėrat e fatit, pra tė gjitha tė hyrat qė mund ta ngrisin tė ardhurat e njė individi do tė jenė tė tatueshme".
Zoti Hasani thekson se nė Ligjin mbi tė Ardhurat Personale nuk do tė ketė ndryshime nė normat tatimore, sa i pėrket shkallės sė tatimit prej 0 deri nė 20, por ai veēon disa ndryshime mbi tė hyrat e bizneseve.
"Ndryshime ka nė tė hyrat nga bizneset. Tre pėr qind do tė jetė nga tė hyrat e bizneseve me veprimtari tregtare, kurse 5 pėr qind nga tė hyrat e bizneseve me veprimtari shėrbyese. Ėshtė ngritur edhe norma tatimore e tė hyrave nga qiraja qe deri tash ka qenė 3 pėr qind, kurse tash do tė jetė 16 pėr qind netto".
Ligji mbi tė Ardhurat e Korporatave do tė aplikohet pėr kompanitė e mėdha, pėr ndėrmarrjet shoqėrore, ndėrmarrjet publike dhe pėr Organizatat Joqeveritare.
Nė bazė tė llogarive tė para tė Administratės Tatimore tė Kosovės, pėr njė vit tė administrimit tė aplikimit tė kėtyre dy ligjeve , buxheti i konsoliduar i Kosovės do tė shtohet tė paktėn pėr 5 milionė euro.
Nė bazė tė Ligjit mbi tė Ardhurat Personale do tė aplikohet edhe tatimi mbi fitimet e kursimeve bankare. Drejtori i Kasabankės, Milazim Abazi, thotė se kjo mund t'i destimulojė qytetarėt pėr tė kursyer para nė banka.
"Ligji mbi taksat tash do t'i tatimojė edhe tė ardhurat nga intersat nė kursime tė qytetarėve dhe kjo mund t'i destimulojė qytetarėt qė t'i dėrgojnė paratė nė banka. Por, duke u tatimuar ēdo e hyrė nga kamata pėr 20 pėr qind do t'i detyrojė bankat qė tė rrisin ēmimin e kredive.
Ndėrsa, kryetari i Komisionit pėr Buxhet nė Kuvendin e Kosovės Haki Shatri, thekson se pavarėsisht prej vlerėsimeve tė subjekteve tė sistemit bankar nė Kosovė, aplikimi i kėtyre ligjeve ėshtė nė interes tė pėrgjithshėm tė qytetarėve.
"Aplikimi i tatimit nė fitimin nga kursimet, vlerėsohet nga sistemi bankar se mund tė ketė ndikime negative nė kuptimin e mobilizimit tė kursimeve nga ana e bankave. Pra, njėrėzit hezitojnė t'i ēojnė paratė nė banka, sepse nga tė ardhurat nga kamatatat mund tė paguajnė njė pjesė tė fitimit. Mirėpo efekti ėshtė pozitiv, nė tė gjitha aspektet, sidomos nė ndėrtimin e sistemit tė pėrgjithshėm buxhetor nė Kosovė.
Zoti Shatri nuk saktėsoi nėse kėto dy ligje janė nėnshkruar edhe nga pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, por ai shprehu bindjen se kjo nuk do tė shkaktojė pengesė nė zbatimin e tyre prej 1 janarit tė vitit tė ardhshėm.
ECIKS / Radio Kosova
|