|
Trepēė: Nis pėrgatitja e minierave pėr prodhim
Mitrovicė, 29 nėntor 2004 Pėr herė tė parė qė nga paslufta nė minierėn e Trepēės nė Stan Tėrg ėshtė kryer minimi i minierave, qė ka shėnuar pėrgatitjet mė serioze pėr rifillimin e prodhimit. Fjala ėshtė pėr fillimin e punėve nė zgjerimin e korridorit pėr transportimin e mineraleve, qė, sipas drejtuesve tė AKM-sė dhe atyre tė minierės, sė shpejti do tė nisė sė funksionuari nxjerrja e xeheve.
"Qėllimi i kėtij minimi ėshtė hapja e minierės dhe pėrdorimi i mjeteve mė moderne pėr prodhim. Para fundit tė kėtij viti planifikojmė tė bėjmė minimin e vėrtetė pėr tė prodhuar xehe, por pėr kėtė duhet patur leje", tha Brown.
Ish-gjiganti Trepēa gjatė viteve 80 ishte njėri nga bartėsit kryesor tė zhvillimit ekonomik tė Kosovės. Nė kėtė kompani ishin tė punėsuar mbi 12 mijė punėtorė, ndėrsa pjesė tė saj, pėrveē prodhimit tė plumbit, zingut, arit dhe argjendit, ishin edhe disa fabrika nė tėrė Kosovėn, siē ishte fabrika e baterive, shkritorja nė Zveēan etj. Shumica e kėtyre kapaciteteve nuk janė aktivizuar pas luftės, ndėrsa njė pjesė e punėtorėve (3 mijė) paguhen nga buxheti i qeverisė. Jasper Dick, drejtor menaxhues i AKM-sė, thotė me kėtė rast se ndonėse AKM-ja nuk qėndron mirė me ēėshtjen e fondeve, ajo duke patur parasysh rėndėsinė e rihapjes sė Trepēės, ėshtė duke bėrė ēmos qė prodhimi nė minierėn e Stan Tėrgut tė fillojė sa mė shpejtė. "Mungesa e rregulloreve pėr miniera ka qenė njė prej pengesave qė na ka vonuar nė kėtė aspekt, por ne shpresojmė se PSSP-ja do tė nėnshkruajė rregulloret sa mė shpejt, sepse ato janė shumė tė rėndėsishme pėr Trepēėn dhe Feronikelin, tha Dick.
Nė anėn tjetėr, drejtori i Departamentit tė Minierave dhe Mineraleve nė AKM, Rainer Hengstmann, foli pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme pėr rifillimin e prodhimit nė minerė, e qė sipas tij, janė pėrgatitjet e bėra teknike, largimi i ujit nga miniera dhe ēėshtja e pėrdorimit tė eksplozivit, qė sipas tij, ėshtė rregulluar ashtu qė sistemi i pėrdorimit tė eksplozivit tė pėrcillet pėrmes satelitit, pėr ēfarė ėshtė pėrgjegjės KFOR-i. "Nuk e di sa do tė zgjasė, ndoshta ndonjė muaj dhe kėtė e di bordi drejtues, por jemi nė pozitėn ku mund tė themi se do tė mund tė fillojmė prodhimin nė Trepēė", tha Hengstman.
ECIKS / Biznesi
|