|
AKM-ja merr 14 nga 154 milionė € tė kėrkuara nga buxheti
Prishtinė, 27 nėntor 2004 - Komisioni pėr Buxhet i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė qeverisė, Kuvendit, MEF-it dhe UNMIK-ut e ka quajtur tė paarsyeshme kėrkesėn e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM) pėr marrjen e 154 milionė euro nga buxheti i Kosovės pėr vitin 2005. Kėrkesa e AKM-sė ka qenė mė e larta nga tė gjithė shpenzuesit buxhetorė. Kjo agjenci ka kėrkuar 154 milionė euro, kurse pėr vitin e ardhshėm i janė ndarė vetėm 14 milionė euro. Pėr minierat dhe mineralet, qė janė nėn kompetencėn e saj, janė akorduar 965 mijė euro nga 1.8 milionė euro tė kėrkuara. Njėsia qendrore rregullative do tė ketė 236 mijė euro, rreth 70 mijė euro mė pak se sa ka menduar tė marrė. Pėr zyrėn e energjetikės janė ndarė 173 mijė euro, pėr rregullativėn e aviacionit civil 409 mijė euro, pėr njėsinė e menaxhimit tė frekuencave 106 mijė euro.
Kėrkesa pėr buxhet nga arka e Kosovės i ėshtė refuzuar edhe Radio Televizionit tė Kosovės (RTK). RTK-ja ka kėrkuar 2,5 milionė euro, kurse nuk i ėshtė dhėnė as edhe njė euro, me arsyetimin se inkason tė hyra personale nė vlerė prej 3.5 euro pėr njė familje.
Nė buxhetin e vitit 2005 ėshtė parashikuar njė rezervė prej 12 milionė euro. Kėshtu rezerva e qeverisė do tė jetė 4 milionė euro, 3 milionė mė pak se sa ėshtė rezerva e vitit qė jemi. Kurse rezerva e shefit tė Misionit tė OKB-sė nė Kosovė (PSSP) ėshtė pėrcaktuar nė shumėn 8 milionė euro.
Kėtė ndarje tė buxhetit 2005 e ka bėrė Komisioni i Buxhetit, derisa kėta kufij buxhetor do tė shqyrtohen nė qeverinė e Kosovės, pastaj edhe nė Kuvendin e Kosovės, kurse miratimi final bėhet pasi tė nėnshkruhet nga pėrfaqėsuesi special i sekretarit tė pėrgjithshėm i OKB-sė nė Kosovė (PSSP).
Shpenzimet totale
Pėr vitin 2005, ėshtė propozuar njė kufi total i shpenzimeve prej 728 milionė euro, ndėrkohė qė tė hyrat gjatė vitit 2005 janė parashikuar tė jenė 666,7 milionė euro. Kjo rritje e buxhetit 2005 krahasuar me atė tė 2004, pėrfshin mundėsinė e financimit nė formė tė devidentit tė shpėrndarė nga PTK-ja nė shumėn 30 milionė euro, si dhe nė rikthimin e 13,7 milionė euro, qė i janė dhėnė kohė mė parė aeroportit tė Prishtinės nga buxheti. Ndėrkaq, kufiri i shpenzimeve 728 milionė euro arrihet edhe me 61 milionė euro, mjete kėto tė destinuara pėr projektet e kėtij viti, e tė cilat do tė barten nė buxhetin e vitit tė ardhshėm.
ECIKS / Biznesi
|