|
Barkod i veēantė pėr bizneset e Kosovės
Prishtinė, 26 nėntor 2004 - UNMIK-u dhe GS1 nė njė takim qė ėshtė mbajtur javėn e kaluar nė Bruksel, kanė arritur marrėveshjen mbi shfrytėzimin e njė barkodi tė veēantė pėr bizneset e Kosovės. GS1 – deri mė tani i njohur si European Article Numbering (EAN) International – ėshtė organizatė jo-pėrfitabile e cila administron me barkodet tė njohura ndėrkombtarisht pėr prodhime dhe shėrbime.
Takimi u mbajt me kėrkesė tė Shtyllės sė IV tė UNMIK-ut, dhe pasi qė Oda Ekonomike e Kosovės ka kuptuar se nuk mund tė bėhet instutucion pėr lėshimin e barkodeve pėr bizeneset kosovare. GS1 ka sqaruar se, globalisht, mė nuk shfrytėzohen shėrbimet e Odave Ekonomike pėr barkodet. Aktualisht, bizneset tė cilat kanė nevojė tė shfrytėzojnė barkodet, duhet bashkarisht ta themelojnė njė nėn-organizatė GS1. Mirėpo, njė nėn-organizatė e tillė do tė kushtonte, dhe ajo mund tė jetė e vlefshme nė qoftė se njė numėr i mjaftueshėm i bizneseve do tė jenė pjesėmarrėse. Pėr vende dhe territore tė vogla, GS1 i pėrdor procedurat pėrmes tė cilave njė biznes mund tė aplikojė drejtėpėrdrejtė pėr barkod nė qendrėn e GS1. Marrėveshja e arritur nė takimin e mbajtur nė Bruksel lejon qė tė kuptohet se bizneset kosovare mund tė aplikojnė individualisht dhe drejperdrejtė nė GS1 pėr barkod, ndėrsa pėr informacione tė tjera ato mund ta kontaktojnė Odėn Ekonomike tė Kosovės.
ECIKS / RTK
|