|
Rritet kėmbimi tregtar Kosovė - Shqipėri
Prishtinė, 25 nėntor 2004 - Fuqizimi i Marrėveshjes sė Tregtisė sė Lirė midis Kosovės dhe Shqipėrisė ka ndikuar nė rritjen e shkallės sė kėmbimit tregtar midis dy vendeve. Shqipėria, pėrveē Kosovės, ka tė nėnshkruar tashmė MTL me tė gjitha vendet e rajonit, tha nė Prishtinė, Anila Tanku, njėra ndėr hartueset e MTL-sė me Kosovėn, nga pala shqiptare. "Me nėnshkrimin e MTL-sė me Kosovėn e kemi mbyllur ciklin e nėnshkrimit tė MTL-ve me vendet e rajonit", tha pėr gazetėn Biznesi, Anila Tanku. Sipas saj, MTL-ja me Kosovėn vjen si kėrkesė pėr tregti tė lirė pa diskriminim dhe e bazuar nė rregullat ndėrkombėtare nė kushtet e rajonit. "Mjaft kėmbėngulės nė kėtė kėrkesė ėshtė biznesi shqiptar", thekson ajo. Sipas saj, qė nga arritja e MTL-sė dhe fuqizimi i saj, shkėmbimet tregtare Shqipėri-Kosovė kanė shėnuar lėvizje pozitive. Eksportet me Kosovėn, sipas pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė, kanė arritur vlerėn mė tė lartė tė eksporteve me vendet e rajonit nė 15,5 milionė dollarė. Produktet mė tė eksportuara nga Shqipėria nė Kosovė, sipas saj, janė giza dhe ēeliku me vlerė 2.6 milionė dollarė, pastaj uji mineral me 2.4 milionė dollarė etj.
Ndėrkaq, Anila Tanku thotė se mallrat kosovare qė janė futur nė Shqipėri kanė shėnuar rritje disa herė krahasuar me periudhėn para tetorit tė vitit 2003. Importet nga Kosova nė Shqipėri arrijnė vlerėn 11 milionė euro, gati 6 herė mė tė mėdha se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar, thekson ajo. Produktet mė tė importuara, sipas saj, janė mjetet e transportit me njė volum prej 190 mijė dollarė dhe lėngjet e frutave nė vlerė prej 184 mijė dollarė. "Tregtia ėshtė nė nivele tė ulėta sasie, por ėshtė mjaft e diversifikuar", pohon Tanku.
ECIKS / Biznesi
|