|
Riinvest dhe AKB organizuan konferencė pėr prodhimet vendore
Prishtinė, 23 nėntor - "Riinvest" dhe Aleanca Kosovare e Biznesit si pjesė e projektit Java e biznesit nė Kosovė organizuan tryezėn e rrumbullakėt me temėn: "Si tė zhvillohen dhe afirmohen prodhimet e Kosovės". Qėllimi i kėsaj tryeze sikurse edhe Java e biznesit ėshtė vetėdijėsimi i institucioneve pėr krijimin e njė ambienti mė tė favorshėm pėr zhvillimin e bizneseve te prodhuesit vendor.
"Ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme kanė treguar vitalitet nė periudhėn e rindėrtimit ekonomik tė Kosovės. Edhe pėrkundėr kėsaj bizneset e vendit vazhdojnė tė reflektojnė shqėtėsime lidhur me ambientin afarist dhe investues nė Kosovė", ka thėnė Muhamet Sadiku nėnkryetar i "Riinvestit".
Ndėrkaq, Sefedin Sefa nga Ministria e Ekonomisė dhe Financave ka theksuar nė kėtė tryezė se vetėdijėsimi i institucioneve pėr tė pėrkrahur biznesin vendor po merr pėrmasa dhe pėrkrahje mė tė gjerė.
Aleanca Kosovare e Biznesit qė nga themelimi i saj ėshtė angazhuar pėr pėrmirėsimin e ambientit mė tė favorshėm ndėrmarrės, thotė Agim Shahini, kryetar i Kuvendit tė ABK-sė.
ECIKS / QIK
|