|
Kryeministri Rexhepi priti pėrfaqėsuesit e AER-it
Prishtinė, 18 nėntor 2004 - Kryeministri i Kosovės, Dr. Bajram Rexhepi, ka pritur nė njė takim tė veēantė pėrfaqėsuesit e Agjencionit Evropian pėr Rindėrtim (AER), z. Thierry Bernard Guele dhe z. Michael Burne, thuhet nė njė njoftim tė zyrės pėr informim tė kryeministrit.
Nė kėtė takim z.Thierry Bernard Guele e ka njohur kryeministrin Rexhepi pėr "draftin punues" ku ėshtė bėrė njė pėrmbledhje e propozimeve tė projekteve pėr pėrfshirjen nė Programin vjetor 2005 pėr Kosovėn i hartuar nga AER-i. Ky program ėshtė i bazuar nė konsultimet me Institucionet e Pėrkohshme Vetėqeverisėse tė Kosovės dhe UNMIK-un brenda kornizės sė Partneritetit Evropian pėr Kosovėn, programit indikativ shumėvjeēar 2005-2006 tė Komisionit Evropian dhe Standardeve pėr Kosovėn nė shumė totale prej 52 milion euro.
Kryeministri Rexhepi me kėtė rast falenderoi pėrfaqėsuesit e AER-it pėr ndihmėn e dhėnė Kosovės nė ngritjen e kapaciteteve nė fusha tė ndryshme, tė cilat kanė dhėnė rezultate pozitive nė pėrmirėsimin e kualitetit tė jetės sė qytetarėve, konsolidimin e institucioneve demokratike tė Kosovės dhe realizimin e standardeve si njė hap drejt integrimeve nė strukturat dhe nė institucionet e Bashkimit Evropian.
ECIKS
|