|
Miratohet akciza fiske mbi naftėn
Tiranė, 12 nėntor 2004 - Komiteti Ndėrministror i Politikave Ekonomike miraton propozimin e Ministrisė sė Ekonomisė pėr ngrirjen (fiksimin) e akcizės mbi naftėn. Kjo ministri e cila ėshtė edhe ideatorja pėr ngrirjen e saj ka kėrkuar qė ajo tė mos vilet mė nė pėrqindje nė bazė tė ēmimit tė referencės, siē ndodh tani, por me njė akcizė fikse lekė pėr litėr. Specialistė tė kėsaj ministrie kanė kėrkuar qė akciza fikse tė luhatet ndėrmjet kufinjve 27 dhe 13 lekė pėr litėr. Ky propozim pritet tė diskutohet nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit tė Ministrave dhe nėse ai miratohet atėherė kalon pėr miratim nė parlament. Kjo do tė thotė se nėse miratohet ky propozim atėherė tė gjitha kompanitė importuese nuk do tė paguajnė mė akcizėn nė pėrqindje, por nė ēmim fiks. Ēmim i cili ka si kufi minimal ēmimin prej 13 lekėsh pėr litėr dhe maksimal 27 lekė pėr litėr. Sipas Ministrisė sė Financave, ngrirja e akcizės mbi naftėn do tė bėjė qė nė rastet e rritjes sė ēmimit tė naftės nė tregjet ndėrkombėtare tė frenojė rritjen e mėtejshme tė akcizės mbi gazoilin. Nė kėtė mėnyrė edhe ekonomia dhe konsumatorėt do tė jenė mė tė mbrojtur nga rritja e ēmimit tė gazoilit dhe efektet negative qė vijnė nga rritja e saj.
Reagimi i Ministrisė sė Financave erdhi pas njė sėrė kėrkesash qė importuesit e hidrokarbureve i drejtuan Ministrisė sė Financave pėr vendosjen e njė akcize fikse. Ata argumentojnė se vendosja e akcizės fikse siē ėshtė nė tė gjitha vendet e Bashkimit Europian, shėrben si “amortizator” kur ēmimi i naftės nė tregjet ndėrkombėtare rritet. Sipas Viktor Nushit, sekretarit tė pėrgjithshėm tė Shoqatės sė Shoqėrive Importuese tė Hidrokarbureve, metoda qė aktualisht shfrytėzohet bėn qė sa mė shumė tė rritet ēmimi i gazoilit nė tregjet ndėrkombėtare, aq mq shumė tė rritet edhe akciza mbi tė. Kjo pasi rritet ēmimi i referencės nė dogana. Kjo bėn qė kėta faktorė tė referohen nė ēmime tė cilėt ēojnė edhe nė rritje tė tij. Ndėrsa nėse do tė miratohej propozimi nė fjalė njė gjė e tillė nuk do tė ndodhte mė pasi akciza ka njė vlerė fikse, maksimale dhe tė pa kapėrcyeshme sado qė tė rritet ēmimi i gazoilit nė tregjet ndėrkombėtare.
Specialistėt
Disa specialistė tė tregut tė hidrokarbureve shprehen se miratimi i kėtij propozimi nga parlamenti dhe aplikimi i tij le shumė mundėsi pėr tė abuzuar. Kjo duke pasur parasysh se akciza do tė luhatet ndėrmjet kufinjve prej 13 deri nė 27 lekė pėr liter, atėherė mund tė abuzohet nė drejtim tė pėrcaktimit tė akcizės me tė cilėn do tė taksohet gazoili. Pra, sipas tyre, duhet tė ishte pėrcaktuar njė ēmim fiks, i pa ndryshueshėm. Ndėrsa rasti i dytė, sipas specialistėve, do tė lėrė mundėsi abuzimi pėr importuesit. Kjo pasi kur ēmimi i naftės nė tregjet ndėrkombėtare tė rritet edhe pėrse ėshtė ulur akciza, importuesit do ta ngrejnė ēmimin. Sipas tyre, ndodh njė gjė e tillė pasi dihen tashmė prirjet e importuesve pėr tė pėrfituar fitime sa mė tė majme. Kėtė ata e argumentojnė me faktin qe e njėjta gjė ėshtė bėrė pak kohė me gazin dhe nuk ka pasur asnjė pasqyrim tė kėtij efekti nė ēmimin e kėtij tė fundit.
ECIKS / Biznesi
|