|
Rexhepi: Nuk do tė rizgjedhem si kryeministėr
Prishtinė, 5 nėntor 2004 - Kreu i Qeverisė sė vendit, Bajram Rexhepi ka thėnė tė premten, pas takimit me shefin e UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, se nuk do tė jetė kryeministėr i ardhshėm i Kosovės, pasi qė Partia Demokratike e Kosovės ka marrė vendim qė kandidat pėr kėtė post tė jetė lideri i saj, Hashim Thaēi.
Njė ndėr kandidatėt potencial pėr postin e kryeministrit ėshtė pėrmendur mė herėt edhe kreu aktual i qeverisė sė vendit Bajram Rexhepi. Mirėpo, ky i fundit sot hoqi tė gjitha dilemat dhe pranoi se nuk do tė jetė kryeministėr i ardhshėm i Kosovės, pėr arsye se PDK, nė mbedhjen e djeshme tė Kryesisė ka marrė vendim qė kandidat pėr kėtė post tė jetė lideri i kėsaj parite, Hashim Thaēi.
"Jo definitivisht, dje PDK nė mbledhjen e Kryesisė ka marrė vendim qė kandidati pėr postin e kryeministrit nga radhėt e kėsaj partie, tė jetė Hashim Thaēi", tha Bajram Rexhepi pas takimit.
Ai ka pėrkujtuar se nė deklarimet e tija tė mėhershme, tė ketė thenė se nėse partia e propozon pėr postin e kryeministrit, atėherė ai do tė ishte i gatshėm qė tė jetė sėrish nė kėtė post. Pėrkitazi me vendimin e Kryesisė sė PDK-sė ėshtė qė Hashim Thaēi, tė jetė kandidat pėr postin e kryeministrit, Bajram Rehxepi tha se "unė do t’i pėrmbahem atij vendimi dhe nuk do tė jemė sėrish kryeministėr".
I pyetur nga gazetarėt se kur pret ai formimin e Qeverisė sė re tė Kosovės, Rexhepi, pohoi se kjo do tė varet nga gjuha e pėrbashkėt qė do ta gjejnė liderėt e subjekteve politike.
ECIKS / Kosovapress
|