|
Qeveria kėrkon uljen e akcizės pėr automjetet
Prishtinė 4 nėntor 2004 - Nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit Ekonomik Fiskal (KEF) ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ali Sadriu, ka propozuar ndryshimin dhe uljen e akcizės pėr automjetet e importuara. Sipas ministrit, ky propozim bėhet me qėllim tė stimulimit tė importimit tė veturave tė reja dhe ndalimin e importit tė veturave tė vjetra. Ligji synon aplikimin e normave mė tė ulėta tatimore apo tė pėrafėrta me vendet e rajonit me heqjen e pjesėrishme tė akcizės pėr vetura. MEF thotė se do tė bėhet pėrkufizimi i importimit tė veturave nė bazė tė vjetėrsisė, krijimin i kushteve pėr zhdoganimin e veturave nė Kosovė e jo nė shtetet fqinje (Mal tė Zi, Maqedoni, Shqipėri etj). Ndryshimet nė importin e veturave kanė pėr qėllim edhe mbrojtjen e ambientit nga ndotja qė shkaktojnė kėto vetura, rritjen e sigurisė nė komunikacion, mosdėmtimin e buxhetit.
Pėr kėtė ēėshtje ėshtė formuar njė grup punues i pėrbėr nga MEF- Departamenti i Politikave Fiskale, Shtylla e IV e UNMIK-ut dhe organet tjera kompetente.
Ky grup ėshtė duke u marrė me kėtė ēėshtje mjaft tė rėndesishme. Ėshtė duke u punuar nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me ndryshimin e rregulloreve dhe punėt tė tjera praktike lidhur me mėnyrėn e funksionimit dhe kontrollit tė kėtyre masave tė cilat propozohen. Mendohet se kėto masa tė cilat do tė propozohen do tė hyjnė nė fuqi nė fillim tė vitit 2005. Pėr ēdo risi qytetarėt do tė jenė tė informuar me kohė lidhur me kėto ndryshime tė kėtyre masave tė propozuara.
Aktualisht ēdo import i veturave i nėnshtrohet pageses sė kėtyre detyrimeve: tarifės doganore prej 10 pėr qind, 15 pėr qind TVSH, 20 pėr qind akcizė si dhe 500 euro akcizė lineare nė bazė tė rregullores sė UNMIK-ut 2001/15. Gjithashtu, ekzistojnė edhe pagesa tė tjera tė cilat importuesit janė tė obliguar t'i paguajnė pėr veturat e tyre tė importuara. Nė bazė tė tė dhėnave nga Shėrbimi Doganor, numri i tėrėsishėm i veturave tė importuara nė pesė vitet e fundit ėshtė rreth 183.501, ku dominonjnė importet e veturave tė vjetra.
ECIKS / Biznesi
|