|
AER: 370 milionė euro tė investuara pėr energjinė
Prishtinė, 3 nėntor 2004 - Bashkimi Evropian gjatė periudhės pesė vjeēare ka ndarė 940 milionė euro pėr Kosovėn, nga tė cilat 374 milionė pėr sektorin energjetik. Kėshtu thanė sot zyrtarėt e Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim (AER) nė njė konferencė pėr media nė Prishtinė. Ata pohuan se pas riparimeve nė bllokun e dytė tė Termocentralit Kosova B tė kryera ditė mė parė, tė dy blloqet e kėtij termocentrali do tė prodhojnė mė sė paku 600 megavat, qė i pėrmbush kėrkesat e Kosovės.
Riparimet nė bllokun e dytė tė Termocentralit Kosova B, i ka kryer kompania "Alstom", qė sipas zyrtarėve tė AER-it, ka bėrė ofertėn mė tė mirė nga pikėpamjet ekonomike dhe teknike. Ndėrsa dorėzimi tek menaxhmenti i Korporatės Elektroenergjetike tė Kosovės ėshtė bėrė tė premten, tha drejtori i projektit pėr rehabilitimin e bllokut tė dytė tė termocentralit Kosova B, Balduin Cimer: "Jemi tė sigurtė se pas punės qė ėshtė bėrė nė blloqet njė dhe dy tė termocentralit Kosova B, jo vetėm nga Alstomi por edhe nga KEK-u, secila nga kėto dy blloqe do tė mund tė prodhojė nga 300 megavatė, dhe kjo energji ėshtė e mjaftueshme pėr kosovarėt, por varet edhe nga ajo se sa shpenzojnė konsumatorėt sidomos gjatė periudhės sė dimrit". Kontrata me kompaninė Alstom e cila jep garancion pėr riparimet vetėm pėr njė vjet, ka qenė nė vlerė mbi 38 milionė euro. Ndėrsa pėr mirėmbajtje tė paisjeve, sipas Baldiun Cimerit, KEK-u duhet tė realizojė kontratė shtesė, e nė kėtė drejtim do tė shqyrtohet oferta e Alstomit. Menaxheri i projektit pėr rehabilitim tė "B2", Agron Orana tha se nėse KEK-u do tė bėjė kontratėn me Alstomin pėr mirėmbajtje, atėherė do tė arrijė tė sigurojė punė funksionale tė pajisjeve pėr sė paku 15 deri nė 20 vjet. Ndėrsa pohoi se riparimet nė kėtė termocentral janė sipas standardeve.
Nė konferencėn pėr media, koordinatori i qendrės operacionale tė AER-it nė Prishtinė, Odran Hajes tha se kjo agjenci ka ndarė edhe dy millionė euro pėr dy studime, studimin pėr miniera dhe pėr studimin pėr termocentralin e ri.
ECIKS / RTK
|