|
Buxheti pėr 2005-n, 670 milionė euro
Prishtinė, 3 nėntor 2004 - Komisioni buxhetor ka parashikuar qė kufitjė e buxhetit tė jenė 47 milionėė euro mė shumė se sa ishte parashikuar, ndėrkohė qė mund tė rishikohen pėrsėri kufijtė e tij.
Pėr vitin e ardhshėm buxheti i Kosovės parashikohet tė jetė afėrsisht 670 milionė euro. Kėrkesat e agjencive buxhetore pėr vitin 2005 ishin rreth 1 miliard euro, mirėpo Komisioni pėr Buxhet ka pėrcaktuar kufijtė e rinj buxhetorė pėr vitin e ardhshėm, qė do jenė 666.5 milionė euro. Komisioni pasi ka shqyrtuar tėrė procesin buxhetor, bėri tė ditur se kėta kufij tė buxhetit pėr vitin 2005 do tė jenė 47 milionė euro mė tė lartė se sa ishte parashikuar mė parė. Ali Sadriu, ministėr i Ekonomisė dhe Financave tha se qeveria ka tė drejtė tė shqyrtojė edhe njėherė kufijtė e pėrcaktuar. Nga shuma e pėrcaktuar, 622.8 milionė euro janė tė hyra tė pėrgjithshme qė do tė realizohen gjatė vitit fiskal 2005. Por kėsaj shume i janė shtuar edhe 30 milionė nga fitimet e Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės dhe 13.7 milionė qė duhen rikthyer nga Aeroporti, i cili nuk ka arritur t’i realizojė projektet. Tė gjitha kėto sė bashku arrijnė shumėn e pėrgjithshme prej 666.5 milonė euro. Mė sė shumti mjete nga buxheti ka kėrkuar Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM), kėrkesa e tė cilės ka qenė 154 milionė euro, por kjo ėshtė vlerėsuar e papranueshme nga komisioni buxhetor. Ministri Sadriu tha se kėrkesa e AKM-sė nuk ėshtė pranuar nė shumėn e kėrkuar, ndėrsa ėshtė vendosur qė ajo tė marrė 141 milionė euro pėr vitin e ardhshėm. Kėrkesat e agjencive shpenzuese janė shqyrtuar, por komisioni ka kėkruar propozime konkrete pėr ndryshime specifike mbrenda kufijve buxhetorė. Po dje janė bėrė edhe dy ndryshime specifike brenda kėtyre kufijve nga ana e Kuvendit dhe Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, ndėrsa ndryshime tė tilla priten edhe nga ministritė e tjera. Tėrė procesi i cili duhet tė kalojė nėpėrmjet qeverisė, Kuvendit dhe Kėshillit Ekonomik Fiskal, do tė pėrmbyllet vetėm pasi tė jetė nėnshkruar nga shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara.
ECIKS / Biznesi
|