|
KK pėrmirėson pozitėn e punėmarrėsve
Prishtinė, 28 tetor 2004 - Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK) ka paralajmėruar se ėshtė duke bashkėpunuar me Qeverinė e Kosovės nė pėrgatitjen e fondeve qė janė parashikuar pėr Kontratėn Kolektive (KK), si rezultat i sė cilės punėtorėt kosovarė do tė kenė njė varg pėrfitimesh, pasi raportet punėtor-punėdhėnės do tė rregullohen me ligj.
Kryesindikalisti i Kosovės, Bahri Shabani, tha pėr gazetėn shqiptare "Biznesi" se deri nė muajin dhjetor do tė pėrfundojnė tė gjitha obligimet qė dalin nga Kontrata Kolektive e cila kohė mė parė ėshtė nėnshkruar nga Qeveria e Kosovės - si arbitėr i marrėveshjes, BSPK-ja nė emėr tė punėtorėve dhe Oda Ekonomike - nė emėr tė komunitetit tė biznesit.
Shabani tha se pėrfitimet kryesore qė do tė kenė punėtorėt janė mbrojtja dhe siguria nė punė, krijimi i fondit pėr mbėshtetje tė pushimeve mjekėsore qė ka munguar deri tani, pėrfshirja e shujtės ditore rreth 2 euro nė ditė (e cila pėrcaktohet ēdo fillimviti). Me Kontratėn Kolektive do tė pėrfitojnė edhe nėnat punėtore, sepse ato do tė kenė me pagesė 6 muaj lejen e lindjes. Deri tani kjo leje ka qenė 3 muaj dhe kjo praktikė ėshtė dėnuar nga organizatat ndėrkombėtare si shkelje e tė drejtave tė fėmijėve tė posalindur.
Kontrata e re pėrcakton edhe orarin e punės prej 40 orėsh nė javė, mandej pagesėn e punės jashtė orarit, kompensimin e punės gjatė fundjavave dhe rritjen e ēmimit tė punės gjatė natės.
Brenda kornizės sė Kontratės Kolektive nuk do tė pėrfshihen pjesėtarėt e TMK-sė dhe SHPK-sė, mirėpo kjo pritet tė bėhet nė tė ardhmen, pėr shkak tė specifikave qė kanė kėto institucione.
Kohėzgjatja e kontratės
Pas 1 janarit minimumi i kohėzgjatjes sė njė kontrate pune do tė jetė 6 muaj pėr punėtorė, ndėrsa tre muaj pėr praktikantė. Kreu i sindikatės Shabani thekson se pėr secilin punėtor qė ėshtė nė marrėdhėnie pune pritet tė ketė njė punėsim mė tė qėndrueshėm sepse deri tani kontratat kryesisht kanė qenė tremujore.
Gjykata e nderit
Pėr tė vlerėsuar respektimin e Kontratės Kolektive dhe dėnimet nė rast tė shkeljes sė saj, do tė krijohet njė gjykatė nderi e cila nė rast tė kontesteve do tė punojė bazuar nė KK. Kėtu ėshtė paraparė forma se si mund tė largohet punėtori nga puna, obligimet qė ka punėtori ndaj pudhėnėsit, ndėrkohė qė kėto relacione do rregullohen edhe me ligjin e ri tė punės qė sė shpejti pritet tė miratohet nga Kuvendi.
Pėrfitimet e punėtorėve nga Kontrata Kolektive:
· Mbrojtja dhe siguria e punėtorit nė punė
· Pagesa e pushimit mjekėsor
· Minimumi i kontratės 6 muaj
· Shujta ditore 2 euro
· 40 orė pune nė javė
· Garantimi i pushimit javor dhe vjetor
· Pėrfitimet shtesė nė bazė tė pėrvojės dhe
ndėrlikueshmėrisė sė punėve
· Leje e lindjes shkon nė 6 muaj
· Krijimi i gjykatės sė nderit qė merret me shkeljet e tė
drejtave tė punėtorėve
· Mbėshtetja e KK nė ligjin e ri tė punės
ECIKS / Biznesi
|