|
Dollari, niveli mė i ulėt qė prej ‘96
Tiranė, 28 tetor 2004 - Monedha amerikane ka kapur dje nivelin mė tė ulėt tė vlerėsimit ndaj lekut gjatė tetė viteve tė fundit. Tė dhėnat e marra nga Banka e Shqipėrisė dhe tregu valutor tregojnė se njė dollar amerikan ėshtė shkėmbyer dje me mė pak se 100 lekė. Kėshtu, Banka e Shqipėrisė e ka mbyllur ditėn e djeshme me normėn prej 99.42 lekė, ndėrsa nė tregun e lirė, rreth mesit tė ditės njė dollar ėshtė shkėmbyer me rreth 98.7 lekė. Duke habitur kėrkuesit dhe ofruesit e tij, nė rrugėn e tij drejt rėnies e cila po zgjat prej shumė muajsh, monedha jeshile nuk kishte arritur asnjėherė nė njė nivel tė tillė “vlerėsimi” duke bėrė qė vlera e lekut tė rritet ndjeshėm. Lėkundjet e para kundrejt lekut dhe monedhave tė tjera, monedha amerikane ka filluar t'i ketė qė me fillimin e luftės nė Irak duke humbur terren ēdo ditė. Nė vendin tonė para periudhės sė “krizės” me prejardhje Irakun, njė dollar shkėmbehej me rreth 135 lekė tė reja, shumė kjo e cila ulej ēdo ditė krahasuar dhe me monedhat e tjera. Rėnie tė theksuar kundrejt lekut monedha amerikane ka njohur gjatė tre muajve tė fundit, ku nga vlera mesatare prej afro 106 lekė qė kishte nė fillim tė muajit korrik, dollari pėsoi rėnie ēdo ditė duke kapur minimumin e djeshėm nėn vlerėn 100 lekė. Lidhur me "ndodhinė" ekspertė tė ekonomisė dhe financave shpjegojnė se shkaqe tė zhvlerėsimit tė dollarit kundrejt lekut janė vlerėsimi i monedhės vendase dhe zhvlerėsimi nė tregjet monetare ndėrkombėtare.
Si efekt tė zhvlerėsimit, ekonomistėt deklarojnė dhe uljen e importeve dhe rritjen e prodhimit vendas, i cili sipas tyre ėshtė sezonal. Ulja e importeve ka bėrė qė tė bjerė kėrkesa pėr monedhėn jeshile pasi importuesit shqiptarė pėrdorin dollarin si bazė tė tregtisė sė tyre me disa vende fqinjė shpjegojnė disa kambistė, tė cilėt janė pyetur mbrėmė. Kėshtu furnizuesit e tregut vendas me mallra konsumi pėrdorin dollarin si mjet financiar pėr blerjen e mallrave tė konsumit tė pėrditshėm si ushqime apo veshje. Shkėmbyesit e monedhave nė tregun e Tiranės mendojnė se pėrsa i pėrket vendit tonė, kjo ulje mund tė jetė e pėrkohshme pasi edhe mallrat e importit qė kanė njohur ulje janė sezonale, ku ata pėrmendin mė shumė prodhimet bujqėsore.
Pėrsa u pėrket pasojave qė mund tė ketė rėnia nė njė nivel tė tillė, ekspertėt mendojnė se kjo do tė shkaktojė njė rritje tė efektit “braktisje”, efekt tė cilin monedha amerikane e njeh prej disa muajsh.
Banka e Shqipėrisė Lekė pėr monedhė
Dollari Amerikan 99.42 +0.15
Euro 126.81 -0.11
Poundi Britanik 182.59 +0.29
Franga Zviceriane 82.81 -0.01
Tregu i Lirė 98.80
ECIKS / Shekulli
|