Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Qeveria e re e Kosoves pritet t'i kete edhe tri ministri


Prishtinė, 28 tetor 2004 - Zyrtaret e UNMIK-ut nuk perjashtojne mundesine qe Qeveria e re e Kosoves te kete edhe tri minitri te reja. Ministrine e Pushtetit Lokal, Ministrine per Energjetike dhe Ministrine per Kthime e cila do te udhehiqet nga perfaqesuesit e komunitetit serb. Zedhensja e misisonit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Mehtild Heneke deklaroi se ne UNMIK po punohet per krijimin e ketyre minitrive para fillimit te mandatiti te ardhshem qeveritar. Megjithate Heneke theksoi se nuk mund te konfirmoj nese kjo do te ndodh gjithsesi. "Ne UNMIK po punohet per krijimin e ketyre ministrive. Jemi ne diskutime dhe ka shume ide per ministri te reja dhe disa projekte konkrete si psh ,krijimi i Ministrise per Kthim, Minsitrise se Pushtetit Lokal dhe Ministrise per Energjetike.

Aktualisht une nuk mund ta konfirmoj se keto ministri do te krijohen para formimit te qeverise por ne besojme se ato do te perfshihen ne qeverine e re", theksoi Heneke. Ndersa sa i perket Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Rendit Publik te cilat jane kerkuar nga kosovaret, zedhensja Heneke tha se per krijimin e tyre nevojitet kohe me e gjate. "Keto jane disa ministri qe se pari duhet te klasifikohen ne UNMIK dhe pastaj te diskutohen me qeverine. Besoj qe keto do te marrin edhe me shume kohe", theksoi Heneke. Nga ana tjeter nderkohe qe partite me te medha ne vend po vazhdojne te bisedojne per krijimin e institucioneve qeversise te vendit,UNMIK-u dhe OSBE-ja kane shprehur kenaqsine e tyre, me gatishmerine e lidereve politike per te formuar sa me shpejt institucionet e reja te Kosoves. Ky vleresim u shpreh pas takimeve te shefit te UNMIK-ut, Seren Jesen Petersen, me lideret e kater forcave kryesore: Ibrahim Rugoven, Hashim Thacin, Ramush Haradinajn dhe Vetron Surroin. Zedhenesja e UNMIK-ut, Metild Heneke, tha se kryeadministratori Jesen-Petersen do te takoje keto dite edhe lidere te tjere partiake. Zedhenesi i OSBE-se, Sven Lindholm, deklaroi se edhe kjo organizate eshte e kenaqur me deklaratat e lidereve te partive parlamentare te Kosoves. Ai tha se OSBE pret qe ne afat sa me te afert te krijohet qeveria dhe institucionet tjera te Kosoves. Ndersa sa i perket koalicionit te ardhshem qeveritar zedhenesja e UNMIK-ut theksdoi se kjo ceshtje u takon partive politike qe kane fituar me se shumti vota ne zgjedhjet e 23 tetorit.

ECIKS / BalkanWeb
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail