|
OSBE dhe KQZ publikojnė rezultatet preliminare tė zgjedhjeve
Prishtinė, 25 tetor 2004 - Zyrtarė tė OSBE-sė dhe tė KQZ-sė, nė njė konferencė pėr media tė hėnėn nė Prishtinė, kanė bėrė tė ditur rezultatet preliminare tė pjesshme tė zgjedhjeve parlamentare tė 23 tetorit, sipas tė cilave LDK ka marrė 45.30 pėr qind, PDK 28.65, AAK 8.28, ORA 6.26, PSHDK 1.81, KDTP 1.38, PD 1.00 pėr qind, ndėrsa tė gjitha partitė tjera kanė marrė gjithsej 7.32 pėr qind tė votave.
Sipas shefit tė OSBE-sė, Paskal Fieski, nė kėto rezultate nuk kanė hyrė votat me kusht, votimi me postė dhe votimi nė Serbi dhe nė Mal tė Zi. Kėto rezultate janė nxjerrė nga votat e 663.352 votuesve, ose 51,11 pėr qind.
Fieski tha se rezultatet pėrfundimtare do tė shpallen pėr disa ditė, duke mos dhėnė datėn e saktė.
ECIKS
|