|
AKM privatizon edhe 13 ndėrmarrje
Prishtinė, 22 tetor 2004 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) ka shpallur valėn e katėrt tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore. Nė listėn e tenderėve tė privatizimit nė valėn e katėrt pėrfshihen trembėdhjetė ndėrmarrje shoqėrore tė cilat do tė privatizohen me metodėn spin-off i thjeshtė dhe tri NSH me spin-off special. Nė kėtė tender do tė privatizohen kėto ndėrnarrje: nė Pejė ndėrmarrja "Ringov", fabrika e biēikletave "Unis" dhe fabrika pėr pėrpunimin e metaleve UTAVA. Nė Mitrovicė do tė privatizohen tri ndėrmarrje: "Vushtex", "Lux" dhe "Kosova-Trans". Nė Gjilan ndėrmarrjet "Imkos", "Tefik Ēanga" dhe "Teuta". Dy ndėrmarrje do tė privatizohen nė Prizren: "Drateks" dhe "Ekoplast". Nė kėtė tender do tė jenė edhe dy ndėrmarrje nga Prishtina: "Universali" dhe "Farmedi". Ndėrsa nė kėtė tender do tė privatizohen tri ndėrmarrje me spin-off special: "Ballkan Belt" nga Prizreni, "Xerxe/Silosi" po ashtu nga Prizreni dhe "Llamkosi" nga Mitrovica. Data pėr dorėzimin e ofertave nė AKM pėr NSH me spin-off tė thjeshtė ėshtė e merkurė, 19 janar. Afati pėr parakualifikim ėshtė deri mė 11 janar 2005. Kurse data pėr dorėzimin e ofertave pėr NSH-tė me spin-off special ende nuk ėshtė pėrcaktuar.
ECIKS / QIK
|