|
BSPK: “Spin-off”-i special garanton vendet e punės
Prishtinė, 19 tetor 2004 - "Privatizimi i ndėrmarrjeve shoqėrore me spin-off special, pėrparėsitė dhe mangėsitė" ishte tema pėr tė cilėn u diskutua dje nė konferencėn njėditore tė organizuar nga BSPK-ja, nė prag tė privatizimit edhe tė katėr ndėrmarrjeve tjera shoqėrore nė Kosovė.
Konferenca kishte pėr qėllim tė diskutojė hapur rreth metodės sė Spin-offit special, sidomos me pėrfaqėsuesit e ndėrmarrjeve tė cilat kanė shprehur disa vėrejtje rreth kėsaj metode tė privatizimit, ėshtė shprehur kryetar i BSPK-sė Bahri Shabani. Nė konferencė pėrveē pėrfaqėsuesve tė sindikatave, morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė institucioneve vendore dhe tė atyre ndėrkombėtare.
"Me gjithė faktin se ende nuk e dijmė se me cilat kritere duhet tė bėhet ky privatizim, qėndrimi i BSPK-sė ėshtė qė ndėrmarrjet tona shoqėrore duhet tė shiten me spin-offin special, pasi qė jemi tė interesuar qė tė kemi njė punėsim sa mė tė madh tė mundshėm dhe nuk mendojmė se ka njė kushtėzim pėr investitorėt", tha kryetari i BSPK-sė Bahri Shabani.
Megjithėkėtė, pėrfaqėsuesit e katėr ndėrmarrjeve tė parapara qė do tė privatizohen me spin–offin special, Fabrika e Birrės – nė Pejė, Fabrika e Llamarinės "Llamkos" nė Vushtrri, "Ballkan" nė Therandė dhe Kompania Hoteliere -Turistike "Kosova" nė Prishtinė, shprehėn qėndrime tė ndryshme rreth privatizimit.
Agim Elshani, drejtori i Fabrikės sė Birrės nė Pejė, tha se kjo ndėrmarrje me 2 mijė punėtorėt qė i ka, funksionon mjaft mirė. Prandaj, ai kėrkoi qė procesi i privatizimit pėr kėtė ndėrmarrje tė shtyhet: "Arsye kryesore ėshtė se privatizimi ka shumė tė meta dhe ne besojmė se pas zgjedhjeve Qeveria e Kosovės do tė dalė mė e fortė dhe do tė marrė pėrsipėr edhe procesin e privatizimit".
Xhon Xhonson, drejtori i privatizimit nė Kosovė, tha se disa ndėrmarrje kanė njė perspektivė mė tė madhe pėr tėrheqjen e investimeve, andaj atyre i kemi preferuar metodėn e spin-offit special:
"Me kėtė metodė kemi njė minimum tė investimeve tė parapara poashtu edhe njė minmum tė fuqisė punėtore qė blerėsi i ri ka pėr detyrė ta mbajė”.
Nė fund Xhohnson ftoi BSPK-nė qė tė organizojė njė konferencė tė ngjashme ku pėrfaqėsuesit e ministrisė sė financave dhe tė doganave do tė spjegonin sistemin tatimor, tarifat dhe ngarkesat e doganave me tė cilat duhet tė pėrballen ndėrmarrėsit.
ECIKS / Radio Kosova
|