Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Dy amerikanė marrin ēmimin Nobel pėr ekonomi


Stockholm, 12 tetor 2004 - Ēmimin e sivjetėm Nobel nė shkencat ekonomike e ndajnė midis tyre norvegjezi Fin E. Kydland dhe amerikani Eduards C. Prescot. Tė dy studjuesit vlerėsohen pėr punėn e tyre nė fushėn e politikės ekonomike dhe cikleve tė ekonomisė.

Kydland dhe Prescot me studimet e tyre jo vetėm kanė ēuar pėrpara analizėn makroekonomike, por ata kanė influencuar edhe politikėn praktike monetare dhe buxhetore nė shumė vende, kėshtu e argumenton vendimin Akademia Mbretėrore Suedeze e Shkencave nė Stokholm. Ēmimi i nderit pėr shkencat ekonomike nuk bėn pjesė nė ēmimet klasike Nobel. Ky ēmim sponsorizohet nga Banka Mbretėrore Suedeze dhe pėr herė tė parė ai u akordua nė vitin 1969.

Kydland dhe Prescot i kanė publikuar bashkarisht punimet e tyre udhėrrėfyese, dy artikujt kryesor u pėrkasin viteve 1977 dhe 1982. Nė vitet 70 ekonomitė perėndimore vuanin nga i ashtuquajturi asokohe stanjflacion (stanjacion dhe inflacion), pothuajse asnjė zhvillim i dukshėm ekonomik, papunėsi e madhe nė vazhdimėsi dhe inflacion i lartė. Ekonomia politike atėbotė kish krijuar pėrfytyrimin, se papunėsia mund tė reduktohej duke pranuar kuota tė larta inflacioni. P.sh. ish-kancelari Helmut Shmid thoshte, se nė qoftėse do tė mund tė zgjidhja mes inflacionit tė lartė apo papunėsisė sė lartė, do tė preferoja inflacionin e lartė, pėr tė ulur papunėsinė. Nobelisti Milton Friedman tregoi megjithatė, se nuk ekziston njė alternativė e tillė: kuotat e larta tė ifnlacionit mund ta ulin papunėsinė pėr njė afat tė shkurtėr, por jo nė vazhdimėsi.

Kyland dhe Prescot e kanė thelluar teorinė e politikės ekonomike me tė ashtuquajturin problemi i mospėrputhjes kohore. Nė thelb teoria e tyre thotė: masat e politikės ekonomike, qė konsiderohen prej vendimmarrėsve si mė tė mirat pėr tė ardhmen, shpesh herė nuk zbatohen, sepse ndėrmarrjet dhe buxheti me parashikimet e tyre pėrgatiten pėr masat e ardhėshme. Kjo i shtyn politikanėt qė tė mos i vėnė fare nė jetė masat e shpallura. Sipas Kydland dhe Perscot, njė politikė e tillė ėshtė si rezultat shumė mė e dėmshme se sa mungesa e qėllimeve afatgjata.

Kjo vlen p.sh. pėr politikėn monetare: Nėse ka konsensus tė pėrgjithshėm, se papunėsia e ulėt mund tė arrihet me inflacion tė lartė, atėherė deklarata, se po bėhet dicka kundėr inflacionit, nuk tingėllon bindėse. Subjektet ekonomike nė vend tė kėsaj pėrgatiten pėr kuota tė larta inflacioni, kėrkojnė paga mė tė larta dhe pasoja ėshtė qė papunėsia nuk ulet.

Studimet e Kydland dhe Prescot kanė pasur efekt konkret pėr politikėn ekonomike: larg vendimeve tė mėvetsishme tė subjekteve ekonomike pėr t“i hapur rrugėn njė kuadri institucional me qėllime tė qarta afatgjata. Banka Qendrore Evropiane p.sh. ėshtė njė institucion i tillė me qėllim tė qartė afatgjatė: tė mos lejojė rritjen e inflacionit mbi 2%, pavarėsisht nga vendimet qė merren prej subjekteve ekonomike. Punimet e Kydland dhe Prescot kanė influencuar ndjeshėm reformat e institucioneve nė Zelandėn e Re, nė Suedi dhe nė Britaninė e Madhe.

Gjithashtu tė dy kanė kontribuar shumė pėr teorinė e cikleve ekonomike. Vėzhgime tė mėparshme pėrqėndroheshin tek kėrkesa dhe pak a shumė ato ishin statike sipas motos: nėse bėhet njė ndryshim nė njė drejtim nė drejtimin tjetėr ndryshon ky ose ai aspekt. Por njė gjė e tillė nuk mjaftonte pėr tė sqaruar zhvillimet as nė mesin e viteve 70, nė kohėn e stanjflacionit dhe tė shokut tė cmimit tė naftės. Dy nobelistėt e rinj kanė hedhur gurin themeltar pėr modelet sqaruese mė solide dhe mė dinamike, qė pėrfshijnė parashikimet e buxheteve dhe tė firmave lidhur me konsumin, investimet, ofertėn e punės etj. Mund tė thuash qė Kydland dhe Prescot kanė kontribuuar qė ekonomia t“i afrohet mė shumė jetės sė vėrtetė dhe njerėzve.

ECIKS / DWelle
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail