|
Ēmimi i naftės - rekord prej afro 52 USD
New York, 7 tetor 2004 - Rekorde tė reja ka shėnuar gjatė ditės sė djeshme ēmimi i naftės nė tregjet ndėrkombėtare duke shkaktuar njė shqetėsim tė madh pėr ekonominė botėrore. Ditėn e djeshme rekordin e parė e ka dhėnė bursa e Nju Jorkut, ku gjatė orėve tė fundit tė punės njė fuēi naftė u kuotua me mbi 51 dollarė. Informacionet e marra nė faqet zyrtare tė agjencive tė informacionit dhe atė tė tregjeve ndėrkombėtare bėjnė tė ditur se ēmimi i njė fuēie naftė nė Nju Jork dje ishte 51.49 dollarė dhe se ky ēmim do tė pėsojė rritje tė mėtejshme nė ditėt qė vijojnė. Rekordi i djeshėm vjen nga ai prej 51.29 dollarėsh, qė "u vendos" ditėn e martė. Pėrveē rritjes nė Nju Jork, ēmimi i naftės ka sjellė shqetėsime edhe nė bursėn e Londrės ku njė fuēi me naftė bruto kapi rekordin prej 47.15 dollarėsh. Njė ditė mė parė, ēmimi i fuēisė nė tė kėtė bursė ishte 46.93 dollarė. Rekordi i Nju jorkut vjen pas 21 vitesh dhe ėshtė thyer ditėn e martė.
Arsyet e pasojat
Lėvizjet drastike tė ēmimit tė naftės kanė ardhur si pasojė e ndryshimit tė ofertės botėrore. Kėshtu, kanė qenė lėvizjet e kėrkesės dhe zhvillimeve tė fundit (klimaterike) nė Gjirin e Meksikės qė sollėn ndryshimet shqetėsuese nė tregun e naftės. Specialistėt e ekonomisė, nė komentet e tyre lidhur me lėvizjet e ēmimit tė naftės kanė shpjeguar se tani duhet tė priten njė sėrė ndryshimesh qė do tė kenė karakter makro nė ekonomi dhe do tė ndihen nga tė gjithė konsumatorėt. Kėshtu, lėvizjet e fundit do tė rrisin ēmimin e naftės sė pėrpunuar dhe hidrokarbureve qė prodhohen prej saj. Me rritjen e ēmimit tė naftės sė papėrpunuar pritet qė tė ketė rritje tė kostove tė transportit dhe kosto mė tė larta pėr tė gjitha kompanitė. Nėse kostot e kompanive do tė kenė rritje tė konsiderueshme, atėherė mund tė kemi dhe shkurtim tė vendeve tė punės dhe rritje tė ēmimeve pėr konsumatorėt. Nė pak fjalė, analistėt e ekonomisė thonė se "e gjithė kjo do tė thotė rėnie e ekonomisė botėrore".
27 pėr qind e prodhimit ditor prej 1.7 milionė fuēish nė ditė ėshtė ndėrprerė.
Janė dėmtuar mbi 15 milionė fuēi prodhimi, ose rreth 2.5% tė prodhimit vjetor tė Gjirit tė Meksikės.
Ēmimi nė Londėr ėshtė rritur me 29 cent dhe ka shkuar nė 47.42 USD pėr fuēi.
Ēmimi nė Nju Jork ka arritur nė 51.49 USD
Nivelin ditor tė ēmimit mund ta merrni direkt nga lista, qė gjendet nė faqen e ECIKS-it (LS Crude-nymex).
ECIKS / Shekulli
|