|
Kompanitė e ndėrtimit u ikin tatimeve
Prishtinė, 6 tetor 2004 - Kompanitė e ndėrtimit nė Kosovė u shmangen detyrimeve tatimore. Administrata Tatimore ka nisur njė aksion nė mbarė vendin pėr verifikimin e tyre.
Kjo administratė ka ngritur njė ekip special pėr evdinetimin e tyre dhe puna ėshtė pėrqėndruar kryesisht ne Prishtinė, ku edhe ndodhet numri mė i madh i kėtyre firmave. "Ekipi pėr zbulimin e rasteve tė shmangies sė pagesės sė detyrimeve tatimore ėshtė duke hetuar kompanitė e ndėrtimit, pasi pėrgjithėsisht janė ato qė kryejnė evazion fiskal", tha Fahri Breznica, zėvendėsdrejtor i Administratės Tatimore (AT). Breznica nuk dha ndonjė shifėr se sa ėshtė numri i ndėrmarrjeve qė u shmangen tatimeve, sepse, siē tha ai, ende janė duke u bėrė verifikimet nė terren dhe nuk mund tė dihet numri i saktė i tyre.
Ekipi special i cili do tė merret me ēėshtjet e pengimit tė ikjes nga tatimi, ka filluar punėn para dy muajsh dhe pėrbėhet prej pesė inspektorėve tatimorė me pėrvojė nė AT dhe drejtohet nga shefi i ekipit. Qėllimi i kėtij ekipi ėshtė kryerja e inspektimeve tatimore te tatimpaguesit tė cilėt ushtrojnė veprimtari tregtare ilegale ose qė iu shmangen tatimeve. Sipas Breznicės, pėr kėto dy muaj sa po punon ky ekip, janė duke u hetuar disa kompani qė mendohet se nuk kanė paguar tatime, por ai nuk deshi t'i pėrmendė emrat e tyre. Janė 9 zyra rajonale qė punojnė nė hulumtimin e rasteve tė ikjes sė tatimit, por rastet mė tė rėnda dorėzohen nė zyrėn qendrore nė Prishtinė.
Ekipi special i Administratės Tatimore ka zbuluar njė rast tė fshehjes sė tatimit nė vlerė prej 300 mijė euro i cili ende nuk ėshtė pėrfunduar. Tė gjithė ata qė iu kanė ikur tatimeve janė tė detyruar tė tregojnė kontratat e tyre dhe pse nuk kanė deklaruar tatimin. Kėto janė procedura shumė tė ndėrlikuara para se tė dėrgohet lėnda nė gjykatė dhe tė caktohet shuma e parave qė do tė paguajė si dėnim nė bazė tė Kodit tė ri Penal.
Nga inkasimi i brendshėm i tatimeve mblidhet diku rreth 25 pėr qind e buxhetit, nė vlerė prej 632 milionė euro, aq sa parashihen tė grumbullohen tatime kėtė vit nė Kosovė.
ECIKS / Biznesi
|