|
Konferencė treditore mbi sektorin e ujėrave
Prishtinė, 4 tetor 2004 - Sot nė Prishtinė po i zhvillon punimet Konferenca treditore mbi sektorin e ujėrave, e cila do tė fokusohet nė perspektivat dhe kushtet pėr njė furnizim tė qėndrueshėm me ujė nė Kosovė, nė pėrputhje me politikėn e Ministrisė e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor-MMPH, UNMIK-ut dhe Agjencionit Kosovar tė Mirėbesimit AKM pėr pėrmirėsimin e kushteve jetėsore tė popullsisė.
Konferenca do tė fokusohet nė aspektet teknike, ekonomike dhe institucionale tė sektorit tė ujėrave, si dhe do tė qartėsojė rolet, detyrat dhe kontributet e palėve tė involvuara nė kėtė sektor.
Gjatė viteve tė fundit ėshtė bėrė e qartė qė pėr tė krijuar qėndrueshmėri nė sektorin e ujėrave nevojiten kontribute nga tė gjitha palėt. Ministritė, UNMIK-u, AKM-ja, ujėsjellėsat, komunat si dhe donatorėt duhet tė kontribuojnė nė pėrmirėsimin e gjendjes nė sektorin e ujėrave me qėllim tė krijimit njė furnizimi tė besueshėm dhe tė qėndrueshėm me ujė.
Nė kėtė kontekst, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor-MMPH dhe Agjencioni Kosovar i Mirėbesimit AKM me pėrkrahjen e Bankės Gjermane pėr Zhvillim-KfW do tė mbajnė sė bashku me komunat, ujėsjellėsat dhe donatorėt nė Konferencėn mbi Sektorin e Ujėrave nė Kosovė.
ECIKS / QIK
|