|
Inaugurohet telefonia fikse nė Fushė Kosovė
Fushė Kosovė, 1 tetor 2004 - Prej sot banorėt e Fushė Kosovės edhe teknikisht u shkėputen nga sistemi telefonik i Serbisė. Te gjitha linjat telefonike tė parapaguesve telefonik tė Fushė Kosovės, tash e tutje do tė realizohen nėpėrmjet centralit digjital telefonik tė Postė Telekomunikacionit tė Kosovės, qė ėshtė pėruruar sot. Ky central telefonik, me 2 mijė numra, qė kushtoi 250 mijė euro, paraqet fazėn e parė tė realizimit tė projektit tė rindėrtimit tė objektit tė Postės nė Fushė Kosovė, qė pėsoi gjatė trazirave tė marsit tė sivjetėm.
Drejtori i telefonisė fikse tė PTK-sė, Besnik Shatri, tha se PTK-ja qysh para 10 ditėsh, filloi rinėnshkrimin e kontratave me parapaguesit e mėparshėm telefonik tė Fushė Kosovės dhe pėr rinstalimin e linjave tė reja:
"Kjo do tė thotė se, qysh tashti, mund tė flasim pėr 500 kontrata tė ripėrtira tė konsumatorėve tė mėparshėm, si dhe pėr 500 kėrkesa tė reja nga komuniteti i biznesit, institucionet dhe qytetarėt".
Faza e parė e rindėrtimit tė Postės nė Fushė Kosovė, e financuar me mjete vetanake, PTK-sė i kushtoi 250 mijė euro. Parapaguesit e mėparshėm, pėr ripėrtritjen e kontratave telefonike nuk paguajnė asgjė. Pėr lidhjen telefonike dhe numrin e ri, personat civilė duhet tė paguajnė 172, ndėrsa personat fizikė, 344 euro.
ECIKS / Radio Kosova
|