|
Riinvest: "Procesi i privatizimit jo mjaft transparent"
Prishtinė, 30 shtator 2004 - Procesi i privatizimit i udhėhequr nga AKM-ja deri mė tash nuk ka qenė sa duhet transparent, kanė vlerėsuar pėrfaqėsuesit e komunitetit tė biznesit, tė BSPK-sė dhe pjesėmarrės tė tjerė. Nė njė tryezė tė organizuar nga instituti pėr hulumtime zhvillimore "Riinvest" me temėn: "Monitorimi dhe transparenca e procesit tė privatizimit", pjesėmarrėsit kėrkuan njėzėrit qė ky proces tė zhvillohet me transparencė tė plotė nė tė ardhmen.
"Ne duhet ta mbėshtesim vazhdimin e procesit nė mėnyrė sa mė efektive", ka thėnė shefi i "Riinvestit", Muhamet Mustafa, duke shtuar se duhet tė bėhen pėrpjekje tė reja pėr tė avancuar kėtė proces.
Edhe USAID-i e ka mbėshtetur dhe do tė vazhdojė ta mbėshtesė procesin e privatizimi ngase pa kėtė proces nuk mund tė ketė zhvillim ekonomik nė Kosovė, tha pėrfaqėsuesja e USAID-it Sheron Hefter. Sipas saj, korniza ligjore dhe skema e privatizimit janė rezultat i njė koncensusi ndėrmjet palėve tė interesit dhe ajo beson se ishte njė kornizė mjaft e mirė.
Ndėrkaq pėrfaqėsuesi i BSPK-sė Ali Dragusha ka theksuar disa vėrejtje nė lidhje me mosrespektimin e tė drejtave tė punėtorėve gjatė procesit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve, duke shprehur dyshimin se, pėrkundėr sinjaleve pozitive, rrethi i katėrt sėrish po zvarritet.
Diskutuesit shtruan si domosdoshmėri qė AKM-ja t'i bartė kompetencat te Qeveria e Kosovės si dhe ndėrkohė Parlamenti i Kosovės tė plotėsojė vakumin ligjor qė ėshtė bėrė pengesė e privatizimit nė vendin tonė.
ECIKS / QIK
|