|
Lambsdorf: Statusi nuk ėshtė pengesė pėr investime
Prishtinė, 22 shtator 2004 - Shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Nikolaus Lambsdorf, tha se Kosova ėshtė njė vend shumė i veēantė, por mosdefinimi i statusit tė saj nuk ėshtė pengesė pėr joshjen e investimeve tė huaja. Sipas tij, ēėshtja e joshjes sė investirorėve nuk ka tė bėjė me zgjidhjen e statusit pėrfundimtar. "Jam i sigurt qė mungesa e statusit tė Kosovės nuk do tė jetė pengesė e gjetjes sė investitorėve", u shpreh shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, duke shtuar se nė Kosovė ka mjaft investitorė potencialė nga vende tė ndryshme. Kėto komente, Nikolaus Llambsdorf i bėri nė seminarin pėr nxitjen e investimeve nė sektorin e energjisė, qė u mbajt sot nė Prishtinė.
Pjesėmarrėsit e seminarit theksuan nevojėn e ndėrtimit tė njė termocentrali dhe tė nje miniere tė thėngjillit nė Kosovė. "Unė mendoj se nė Kosovė mund tė hapet njė minierė e re e linjitit dhe tė ndėrtohet njė termocentral i ri. Natyrisht, janė disa ēėshtje ligjore qė jemi duke i shqyrtuar, por, nė pėrgjithėsi, mendoj se pėr kėtė nuk do tė ketė probleme", tha Lambsdorf.
Udhėheqėsja e Zyrės pėr Energjetikė tė kryeministrit, Pranvera Dobruna, tha se kjo zyrė ėshtė e pėrkushtuar pėr tė pėrmirėsuar legjislacionin eksiztues nė kėtė fushė, me qėllim tė nxitjes sė investitorėve tė huaj. Nė bazė tė kėrkesave tė Komisionit Evropian ky legjislacion duhet tė pėrfundojė brenda 1 viti. Seminari mbi kornizėn ligjore dhe institucionale pėr investime nė sektorin e energjisė nė Kosovė, u organizua me pėrkrahjen e Bankės Botėrore, me qėllim qė tė bėhet identifikimi i pengesave tė legjislacionit ekzistues pėr thithjen e investimeve tė huaja nė sektorin e energjisė nė Kosovė.
ECIKS / Radio21
|