|
U nėnshkrua kontrata kolektive
Prishtinė, 20 shtator 2004 - Pas punės njėvjeēare rreth pėrpilimit tė kontratės kolektive dhe divergjencave tė shumta rreth kėtij procesi mė nė fund sot nė mėnyrė solemne u nėnshkrua ky akt, i cili nga nėnshkruesit u quajt madhor pėr Kosovėn. Palėt qė kanė nėnshkruar kontraten kolektive ka qenė i autorizuari nga Qeveria, ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale Ahmet Isufi, Ismajl Kastrati, kryetar i Odes Ekonomike tė Kosovės dhe kryetari i BSPK-sė, Bahri Shabani. Gjatė nėnshkrimit tė kėtij akti ishte i pranishėm edhe kryeministri Bajram Rexepi, i cila ka pėrshendetur nėnshkrimin e kontratės kolektive dhe ka kėrkuar qė tė respektohet dhe implementohet nga tė gjitha institucionet e Kosovės. "Kjo ėshtė njė rrugė e drejtė edhe pėr tejkalimin e trazirave sociale dhe ėshtė primar qė tė bėhet sa mė shpejt implementimi i saj", ėshtė shprehur Rexhepi.
Ministri Ahmet Isufi tha se nėnshkrimi i kontratės kolektive ėshtė "akt madhor pėr avancimin e qytetarėve sė Kosovės".
Ndėrkaq anėtari i BSPK-sė, Sherif Fejzullahu nė njė prononcim tha se nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje kolektive pėr punėtorėt e Kosovės, si partner social me Qeverinė dhe Odėn Ekonomike tė Kosovės, "ėshtė njė akt historik, pėr arsye se pėrfitojnė tė gjithė punėtorėt, anėtarė tė sindikatave". "Kjo ėshtė praktikisht ėshtė njė ēėshtje shumė me rėndėsi dhe u hapė rrugė sindikatave qė janė nė kuadėr tė organizatave tė tyre punuese dhe nė raport me menaxhmentin tė nėnshkruajnė kontratat e tyre tė veēanta nė nivel me punėdhėnėsin, dhe ėshtė njė avancim nė raport me ligjin e punės dhe kontratėn nacionale pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė punėtorit".
Sipas tij, kjo ėshtė njė garancė e minimumit qė nė kontratėn nacionale vlejnė siē janė disa avancime, sidomos kur ėshtė fjala pėr lehonat, nė shėndetėsi, pushimet vjetore etj.
Kontrata kolektive hyn nė fuqi mė 1 janar tė vitit tė ardhshėm.
ECIKS / QiK
|