|
Nis unifikimi i tė dhėnave pėr nivelimin e pagave
Prishtinė, 15 shtator 2004 - Projekti pėr nivelimin e pagave tė 65 mijė punėtorėve nė sektorin publik, qė ėshtė hartuar nga qeveria, pritet tė aplikohet me unifikimin e tė dhėnave tė pėrgjithshme nė njė softwer, tha Bahri Hyseni, sekretar i pėrhershėm nė Ministrinė e Shėrbimeve Publike.
Ēėshtja e nivelimit tė pagave muaj mė parė ėshtė ngritur nė qeveri dhe ėshtė pėrkrahur nė parim, por ėshtė lėnė mundėsia qė tė bėhen disa modifikime. Pas njė pune relativish tė gjatė tė grupit kėshillues pėr kėtė ēėshtje, nė bashkėpunim me Departamentin e Shėrbimit Civil, ėshtė hartuar projekti pėrfundimtar pėr nivelizimin e pagave apo gradimin e pagave, i cili pritet tė aplikohet. Sipas Hysenit, deri tani nuk ėshtė aplikuar ky projekt, sepse komisioni i formuar nga MSHP-ja ka pasur pėr qėllim qė tė kontrollojė tė gjitha tė dhėnat lidhur me pėrshkrimin e detyrave dhe titujve tė punės qė janė dorėzuar nga institucionet e ndryshme. Nė tė gjitha institucionet kosovare, duke filluar nga ministritė, komunat, pa i pėrjashtuar as departamentet tė cilat janė tė rezervuara, por qė paguhen nga buxheti i Kosovės, janė kontrolluar detyrat dhe titujt e tė punėsuarve. Ne jemi nė pėrfundim tė projektit final dhe gjatė kėsaj jave do tė mbahet takimi i grupit kėshillues ku do tė shikohet projekti final apo harmonizimi i kėtij ligji dhe mė pas me futjen e tė dhėnave nė njė softwer, qė ėshtė fituar nga njė kompani private, do tė fillohet me zbatim, tha Hyseni. Sipas Hysenit, ky projektligj ėshtė konform tė gjitha niveleve tė gradimit dhe u pėrgjigjet modeleve tė shteteve mė tė zhvilluara europiane.
Sipas kėtij projekti tė ri, tė gjithė shėrbyesit civilė do tė ndahen nė 3 nivele, secili me nga katėr kategori tė gradimeve. Stafi mbėshtetės mund tė lėvizė prej shkallės sė parė deri nė tė katėrtėn, pavarėsisht nga pėrvoja, pėrgatitja profesionale dhe ndėrlikueshmėria e vendit tė punės. Projekti pėr nivelimin e pagave nė sektorin publik pėrfshin edhe pagat e sekretarėve tė pėrhershėm, gjykatėsve dhe prokurorėve.
Zyrtarėt nga MSHP thonė se pėrparėsi e projektit janė shtesat pėr punėtorėt tė cilėt punojnė jashtė orarit tė punės si dhe mėditjet nėse angazhohen nė ndonjė komision jashtė orarit tė punės, tė cilat deri tani nuk kanė ekzistuar. Pasi tė bėhet nivelimi i pagave, pagat do tė unifikohen dhe secili punėtor publik do tė paguhet njėsoj pėr punėn e njėjtė. Ky kriter do tė vlejė edhe pėr punėn jashtė orarit tė pėrcaktuar.
ECIKS / Biznesi
|