|
Produktet kosovare eksportohen si mallra maqedonase
Prishtinė, 14 shtator 2004 - Nexhat Hasani, drejtor i Shoqatės sė Eksportuesve tė Kosovės, tha se produktet kosovare po eksportohen nė mėnyrė indirekte nė vende tė tjera, sepse nė Kosovė nuk ka masa stimuluese pėr nxitjen e eksportit dhe ekzitojnė pengesa burokratike qė po e pamundėsojnė eksportin.
Ai tha se ka pasur mjaft kėrkesa nga Kroacia qė patatet kosovare tė eksportohen atje, mirėpo problemet lidhur me certifikatat e origjinės sė mallrave tė lėshuara nga UNMIK-ut po pengojnė eksportimin e mallrave kosovare nė tregjet e jashtme. Kėtė rast e kanė shfrytėzuar maqedonasit, tė cilėt patatet tona qė prodhohen nė rrafshin e Dukagjinit i kanė marrė dhe i kanė eksportuar pėr Kroaci si mallra tė tyre, tha ai. Ai tha se dy ēėshtjet kyēe tė cilat pengojnė eksportin nė Kosovė janė politika fiskale joadekuate pėr prodhuesit vendorė dhe politikat diskriminuese tė vendeve tė rajonit. Sipas Hasanit, nėpėr disa takime qė kanė pasur me Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė (MTI) dhe me Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave (MEF) kanė kėrkuar qė pėr ato kompani tė cilat kanė mundėsi tė eksportojnė jashtė vendit, mallrat e tyre tė ēlirohen nga TVSH-ja si dhe nga pjesa e tatimifitimit. Nė ēdo vend nė botė eksporti stimulohet dhe duhet tė stimulohet dhe tė pėrkrahet edhe te ne, tha ai. Pa eksport nuk mund tė kemi as zhvillim ekonomik, sepse vendi ėshtė i zhvilluar dhe ka potenciale tė mėdha pėr tė eksportuar, tha ai.
Drejtori i Shoqatės sė Eksportuesve tha se tregtimin e mallrave kosovare nė tregjet e jashtme po e pengon Serbia, duke i kėrcėnuar vendet e rajonit qė tė mos bėjnė tregti me Kosovėn.
Ekonomistėt kosovarė vlerėsojnė se nuk mund tė ketė njė ekonomi tė qėndrueshme derisa Kosova importin me eksport e mbulon me vetėm 3.5 pėr qind, ku pėrfshihet eksporti i disa perimeve tė konservuara, disa prodhime lėngjesh, gypash dhe pak prodhime tė drurit.
Pėr njė ekonomi tė qėndrueshme importi me eksport duhet tė mbulohet sė paku nė nivelin 40 pėr qind.
ECIKS / Biznesi
|