|
Banka Botėrore ndihmon zhvillimin e arsimit nė Kosovė
Prishtinė, 7 shtator 2004 - Banka Botėrore pėr zhvillimin e arsimit nė Kosovė ka ndarė 4 milionė e gjysmė dollarė pėr projektin e pėrmirėsimit tė pjesėmarrjės nė arsim 96 shkolla tė mesme dhe fillore tė Kosovės.
Me njė ceremoni solemne sot u bė nėnshkrimi edhe i kontratave me shkollat pėrfituese tė granteve shkollore tė raundit tė parė, tė cilat u nėnshkruan nga drejtorėt komunalė dhe drejtorėt e shkollave fillore dhe tė mesme pėrfituese tė grantit.
Ministri i Arsimit, Rexhep Osmani tha se njė pjesė e kėtyre fondeve ėshtė siguruar nga Qeveria kanadeze dhe Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri tė Hapur, duke sqaruar se rreth 60 pėr qind e shkollave fillore dhe tė mesme do tė jenė pėrfituese tė kėtyre projekteve.
Ky projekt synon pėrmirėsimin e pjesėmarrjes si dhe avancimin e arritjeve nė arsimin fillor, pėrfshirė kėtu edhe vijueshmėrinė, mbajtjen e nxėnėsve nė shkolla dhe pėrfundimin e shkollimit, tha Osmani.
Ndėrkaq pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore, Kanthan Shankar u zotua pėr njė bashkėpunim tė mėtejshėm me institucionet e Kosovės nė fushėn e arsimit.
Kėshtu arsimi nė vitin 2004 do tė pėrfitojė rreth 2.2 milionė euro dhe do tė pėrfshihen rreth 300 shkolla me 200 mijė nxėnės.
ECIKS / QiK
|