|
FMN do tė vazhdojė tė mbėshtesė Kosovėn
Prishtinė, 03 shtator 2004 - Fondi Monetar Ndėrkombėtar do tė vazhdojė tė mbėshtesė autoritetet nė Kosovė nė fushėn e ēėshtjeve fiskale, u tha pas takimit qė Ministri i Ekonomisė dhe Financave Ali Sadriu, zhvilloi me kryesuesin e ri tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Kosovė, Mark Auboin. Me ndihmėn e kryesuesit tė FMN-sė, do ti avancojmė proceset nė Kosovė, sidomos sa i takon shtrirjes sė tregtisė drejt tregut evropian, tha Ministri Sadriu pas takimit, ku ishte i pranishėm edhe kryesuesi i deritatshėm i kėtij Fondi, Shehada Hysein.
Pas njė takimi njohės, Ministri i ekonomisė dhe financave, Ali Sadriu, tha se me kryesuesin e ri tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Kosovė, Mark Auboin, do tė vazhdojnė bashkėpunimin pėr avancimin e shumė proceseve nė Kosovė. Ministri Sadriu u shpreh se ėshtė fat qė nė Kosovė vjen njė person me njė bagazh tė madh tė njohurive pėr fushėn e tregtisė sė lirė, pasi problemet e kėsaj natyre janė mjaft tė pranishme nė Kosovė. Shpresoj qė me ndihmėn e z. Mark do tė arrijmė qė disa nga proceset ti shtyejmė nė mėnyrė tė avancuar, mendoj nė trajtimin e Kosovės si njė territor i tregėtisė sė lirė". Shefi i ri i zyrės sė Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Kosovė Mark Auboin nuk u prononcua pėr media. Ndėrkaq, shefi i deritashėm i kėsaj zyreje Shehada Hysein, tha se nė vazhdėn e bashkėpunimit me institucionet e pėrkohėshme tė vetėqeverisjes, edhe me Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave kanė pasur marrėdhėnie shumė tė mira. Hysein pohoi se me Ministrin Sadriu kanė punuar pėr pėrmirėsimin e procesit buxhetor si dhe pėr tė pėrshpejtuar dhe vazhduar mė tutje procesin e privatizimit. Kryesuesi i zyrės sė Fondit Monetar ndėrkombėtar nė Kosovė mė parė ka punuar nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė, nė Komisionin Evropian dhe nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar.
ECIKS / RTK
|