|
AKM fton biznesmenėt tė marrin pjesė nė privatizim
Prishtinė, 1 shtator 2004 - Drejtuesit e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit ftuan sot tė gjithė tė interesuarit qė tė konkurrojnė nė valėn e tretė tė privatizimit, e cila pėrfshinė 19 ndėrmarrje shoqėrore. Nė njė takim me rreth 150 afaristė dhe biznesmenė nė Prishtinė, drejtuesit e AKM-sė thanė se data e parakualifikimit tė ofertave ėshtė 8 shtatori, ndėrsa shpallja e ofertave fituese do tė bėhet me 15 shtator.
Zv.drejtori i AKM-sė Ahmet Shala, shfaqi shpresėn se besimi i investitorėve vendorė dhe ndėrkombėtarė do tė kthehet, ndėrsa AKM-ja do tė punojė me ritėm mė tė shpejtė dhe pėr ēdo muaj tė pėrgatisė ndėrmarrje tė reja pėr privatizim. Nė kėtė raund do tė privatizohen 19 ndėrmarrje shoqėrore, tri nga tė cilat do tė privatizohen pėrmes spin-offit special, ēka nėnkupton se AKM-ja mundet tė caktojė shkallėn e punėsimit, angazhimet e investitorėve dhe vazhdimin e veprimtarisė sė njėjtė. Nė fazat e ardhshme AKM-ja do tė ofrojė pėr shitje edhe gjigantėt si Ferronikeli, birrarinė e Pejės, Sharr-cimentoren, minierat e Trepēės, hotelin Grand, ndėrsa nė listėn e ndėrmarrjeve qė do tė privatizohen deri nė qershor tė vitit tė ardhshėm janė rreth 500 ndėrmarrje tjera.
ECIKS / RTK
|