|
Hapet fushata kundėr korrupsionit
Prishtinė, 31 gusht 2004 - Korrupsioni mbetet fenomen i zakonshėm nė jetėn e pėrditshme kosovare. Pėr kėtė zyra kėshillėdhėnse pėr qeverisje tė mirė pranė zyrės sė Kryeministrit hapi sot publikisht fushatėn kundėr korrupsionit nė Kosovė. Nė gjithė botėn njerėzit pėrballėn me plagėn e korrupsionit, fatmirėsisht pėr kosovarėt lufta kundėr korrupsionit nuk ėshtė e pashpresė, ky ishte mesazhi kryesor i studimit tė perceptimeve tė qytetarėve mbi luftimin e korrupsionit nė Kosovė, tha Habit Hajredini drejtor i zyrės pėr qeverisje tė mirė nė zyrėn e Kryeministrit. "Do tė hapet njė agjensi ku qytetarėt e Kosovės do tė munden lirisht tė paraqesin rastet e korrupsionit dhe kjo do tė jetė ndihmesė e madhe pėr ne qė ta luftojmė fenomenin korrupsion, tha Hajredini. Suksesi afagjatė i pėrpjekjeve kundėr korrupsionit nė Kosovė do tė varet nga vullneti i pėrhershėm i udhėheqsėve tė tyre pėr tė implementuar reformat dhe pėr tė sjellė ndryshimet reale dhe tė qėndrushme jo vetėm nė kornizėn e tyre legjislative dhe institucionale, por edhe nė mentalitetin e qytetarėve. Kosovarėt presin dhe nuk meritojnė mė pak se kjo, pėrfunduan zyrtarėt e zyrės pėr qeverisje tė mirė nė zyrėn e kryeministrit.
ECIKS / Balkanweb
|