|
KFOR-i investon rreth 800 mijė euro pėr rrugėt
Prishtinė, 26 gusht 2004 - KFOR-i kėto ditė do tė fillojė implementimin e projektit pėr t'i riparuar rrugėt mė tė rėndėsishme nė Kosovė, nė tė cilin do tė investojė rreth 800 mijė euro.
"Nga fundi i kėsaj jave, dy projekte do tė fillojnė pėr riparimin e rrugėve Prishtinė-Gjilan dhe Mitrovicė-Pejė. Qė tė dyja janė planifikuar tė pėrfundojnė para dimrit. Pėr kėtė qėllim KFOR-i ėshtė duke pėrgatitur kontrata me kompanitė rajonale",- tha shefi i Zyrės pėr informim i KFOR-it, Horst Piper. Gjatė realizimit tė kėtij projekti do tė hapen qindra vende pune pėr banorėt vendės,- ka bėrė tė ditur KFOR-i.
Shuma prej 800 mijė euro do tė investohet nė gjashtė projekte. Investimet e KFOR-it nė projekte civilo-ushtarake janė bėrė edhe mė herėt, rreth 600 mijė euro janė investuar pėr rregullimin e disa rrugėve nė Kaēanik, Mitrovicė, Prishtinė, rrugėn kufitare qė lidh Kaēanikun me Glloboēicėn etj. NATO-ja ka vendosur tė financojė 35 milionė euro pėr riparimin dhe pėrmirėsimin e rrugėve nė Maqedoni, tė cilat janė shfrytėzuar dhe po shfrytėzohen nga forcat e KFOR-it tė vendosura nė Kosovė.
ECIKS / QiK
|