|
S'ka zhvillim ekonomik pa pavarsi
Pragė, 23 gusht 2004 - Gazeta kryesore Ēeke pėr ekonomi, "Hospodarske Noviny" ka publikuar javėn e kaluar njė artikull / intervistė lidhur me gjendjen ekonomike nė Kosovė para zgjedhjeve tė reja, nė kontekst tė zgjidhjes sė statusit final tė saj.
Duke cituar kryetarin e Nismės Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS) nga Vjena, z. Kujtim Dobruna, gazeta konkludon se zhvillimi ekonomik i Kosovės nuk ėshtė i mundur pa pavarsinė e saj.
Ndikimi i zgjedhjeve tė ardhshme nė ekonominė e Kosovės, bllokimi i paarsyeshėm i procesit tė privatizimit, krimi i organizuar nė rajon si dhe shpresat e kosovarėve pėr zhvillim ekonomik kanė qenė temat kryesore tė intervistės.
Ne pyetjen e gazetės se si gjendja ekonomike ndikon ne opinionet lidhur me statusin final tė Kosovės, z. Dobruna konkludoi se statusi i pazgjidhur ėshtė problemi kryesor i ekonomisė sė Kosovės. Statusi i padefinuar politik pengon Kosovėn nė tėrheqjen e investimeve tė huaja dhe e pamundėson marrjen e kredive nga institucionet financiare ndėrkombėtare. Prandaj nuk duhet pritur zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik pa zgjidhur statusin final tė Kosovės. Sidoqoftė, Nisma Ekonomike pėr Kosovėn ėshtė e bindur se Kosova, me tatimet mė tė ulta nė Evropė dhe me njė legjislaturė moderne qė nuk njeh dallim nė mes tė investitorėve vendas dhe tė huaj, ofron nje klimė tė sigurtė e profitabile pėr investime tė huaja.
Nisma Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS) ėshtė njė organizatė joprofitabile nga Vjena qė si qėllim kryesor ka tėrheqjen e investitorėve tė huaj nė Kosovė. Pėrveq nė vendet e zhvilluara tė Evropės perėndimore, ECIKS do tė koncentrohet edhe nė paraqitjen e mundėsive tė Kosovės para investitorėve potencial nė Republikėn Ēeke.
Hospodarske Noviny / ECIKS
|