|
AKM nis privatizimin e tokave bujqėsore
Prishtinė, 20 gusht 2004 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) ka vendosur qė nė kuadėr tė raundit tė tretė, tė privatizojė mė shumė se njė mijė hektarė tokė bujqėsore, qė u pėrkasin tri ish-kooperativave bujqėsore nė Pejė, Ferizaj dhe Shtimje. Kjo ėshtė hera e parė qė nė kėtė proces privatizohet toka bujqėsore.
Nė kuadėr tė procesit tė privatizimit nė kėtė seri, do tė privatizohet Bujqėsia nė Zahaq tė Pejės me 591 hektarė tė tokės sė punueshme me kualitet mesatar. Plantacioni nė komunėn e Ferizajt me 176 hektarė dhe Plantacioni nė komunėn e Shtimjes me 287 hektarė. Kėto tė fundit janė plantacionet e vjetra tė mollėve dhe dardhave me sistem tė ujitjes dhe vendndodhje shumė tė mirė afėr qyteteve tė Ferizajt dhe Shtimjes.
Ofertuesit e rinj, sipas AKM-sė, duhet tė regjistrohen deri mė 8 shtator pranė zyrės sė AKM-sė. Sipas kėtyre tė fundit, agrobiznesmenėt e interesuar mund tė blejnė tė drejtėn pėr shfrytėzim 99-vjeēar tė tokės sė kėtyre fermave tė mėdha me kushte tė favorshme.
Siē thuhet, ofertuesit duhet tė bėjnė njė pagesė tė vetme pėr tė drejtėn e shfrytėzimit tė tokės dhe pastaj toka do tė transferohet te fituesi. Mė pas tė njėjtėn tokė, blerėsi ka tė drejtė tia shes dikujt tjetėr, tia japė me qira, tė bartė tė drejtėn tek trashėgimtarėt dhe ta pėrdorė atė si peng gjatė marrjes sė huasė pėr investime afariste.
ECIKS / Biznesi
|